“Ku po shkon Europa?”/ Rama rendit të gjitha shqetësimet e tij nga Estonia
Kreu i qeverisë, Edi Rama, ndodhej këtë të premte, 15 maj, në Estoni, në panelin hapës të Konferencës Lennart Meri, një nga forumet më të rëndësishme ndërkombëtare për sigurinë, diplomacinë dhe të ardhmen e Europës.
Fillimisht, fjalën e tij e nisi me humor, ku u shpreh se solli diellin në Estoni, diçka që reagoi të qeshura mes të pranishmëve në panel.
“Zbulova se ushqimi këtu është i shkëlqyer, çka nuk e prisja dhe nga ana tjetër u sigurova që t’ju sillja diell këtu. Shoh që tani që do largohem është sërish errësirë, por ndjesë nuk rri dot më gjatë këtu”, tha ai.
I pyetur se çfarë ndjen Shqipëria për “NATO 3.0”, Rama u shpreh se shqiptarët janë “talebanë perëndimorë”, por nuk munguan “kritikat” e tij ndaj kontinentit.
“Ne jemi talebanë perëndimorë. Çfarë do të thotë kjo? Ne jemi me aleancën transatlantike deri në fund, çfarëdo të jetë. Meqë ra fjala, këtu dua ta nis. Dje pata nderin të merrja pjesë në një ceremoni shumë të bukur në Gjermani, ku u nderua Mario Draghi. Ai mbajti një fjalë që më bëri të mendoja se kishin kaluar 2 vite që nga raporti i tij për Evropën dhe ndërkohë fjala pak a shumë thellohej në të njëjtën gjë, ajo që ka ndodhur kur bëhet fjalë për të vepruar nuk është shumë. Kjo është baza e shqetësimit kryesor. Nuk dua të provokoj askënd këtu. Por jam shumë i tunduar të heq jo një paralele, por të bëj pikënisje ish-Bashkimin Sovjetik kur vjen fjala se gjërat kuptohen, por nuk trajtohen. Kjo është tunduese jo se Evropa mund të bëhet Bashkimi Sovjetik, por se ka një pyetje themelore që kërkon përgjigje. A mundet Evropa të lejojë imperativat e mbrojtjes dhe përgjigjet e fragmentarizuara për të krijuar një mungesë ekuilibri midis ambicieve të sigurisë dhe asaj që unë e quaj qëndresa e civilizimit? Me fjalë të tjera do të thotë se po përballemi me rrezikun që barra e sigurisë të shtrembërojë përparësitë ekonomike, inferioriteti strategjik të shkaktojë mbi-reagim dhe ajo që është më dramatike, duke folur për NATO 3.0, është që fragmentarizimi burokratik dobëson reagimin, çka na çon në një tjetër pikë, që është se legjitimiteti politik minohet nga kërkimi për fuqi ushtarake. Të gjitha këto më shqetësojnë për atë se ku po shkon Evropa”, u shpreh ai,
Kujtojmë se Shqipëria është pjesë e Qendrës së Ekselencës për Mbrojtjen Kibernetike Bashkëpunuese të NATO-s (NATO CCDCOE) në Estoni, një nga strukturat më të rëndësishme të Aleancës në fushën e sigurisë kibernetike.
Lajmi u bë i ditur nga kryeministri përmes një postimi në rrjetet sociale, ku theksoi se kjo qendër shërben si një platformë bashkëpunimi mes vendeve anëtare të NATO-s për zhvillimin e strategjive, trajnimeve dhe forcimin e kapaciteteve mbrojtëse ndaj kërcënimeve digjitale.
/tvklan.al



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.