“Kujdes nesër! Ditë të vështira për 4 shenja”, Meri Shehu paralajmëron: Ndikim i dhunshëm energjie
Javë shumë interesante, por me dy momente të vështira e përshkruan astrologia Meri Shehu këtë javë në emisionin Rudina në TV Klan, këtë të hënë, më 25 maj.
“Kemi nesër katërkëndëshin e Marsit në shenjën e Demit me Plutonin në shenjën e Ujorit dhe ky është pak i dhunshëm si ndikim energjie, na bën më nervozë dhe më të paduruar.”
Sipas saj, Ujori, Demi, Luani dhe Akrepi duhet të jenë më të kujdesshëm ditën e nesërme, të mos marrin vendime të mëdha. Fundi i javës do të jetë shumë i bukur me Hënën e plotë në Shigjetar, e cila është optimiste.
Dashi, 4 yje: Hëna e plotë në Shigjetar u jep një emocion pozitiv, sidomos në komunikimet me jashtë. Duhet të kenë kujdes nesër në çështjet ekonomike, pasi mund të kenë dhe debate të forta në çështjet ekonomike dhe jeta familjare fillon dhe lëkundet pak, duke shkaktuar disa pasiguri.
Demi, 3 yje: Vetëm nesër e kanë pak të vështirë, sepse Marsi është futur në shenjën e tyre. Shumë të shenjës së Demit do të ndryshojnë shumë gjëra në jetën e tyre. Pasiguritë në jetën personale ose nga një rreth i afërm njerëzish, ose një tradhti, do ta quajnë ata, do të duken pasnesër. Kujdes në ekonomi!
Binjakët, 1 yll: Hëna e plotë në Shigjetar është pikërisht përballë shenjës së tyre dhe shumë Binjakë nuk do të ndihen komodë, sepse do të dalin disa gjëra apo disa situata në çift apo në bashkëpunime, për të cilat Binjakët nuk janë të gatshëm. Mund të kemi pasiguri ekonomike të mërkurën që i gjen Binjakët të papërgatitur.
Gaforrja, 2 yje: U duk sikur fati po i bekonte, por këto tre ditë kanë një pasiguri shumë të fuqishme në jetën personale, një ndarje, një pasiguri apo një fjalë pak më e ashpër nga sa duhet nga partneri apo bashkëpunëtorët do t’i vërë Gaforret në pikëpyetje. Zemra do t’ju thyhet pak në punë dhe në çështje personale.
Luani, 5 yje: Rikthehen me fat në dashuri, plotësohen shumë dëshira. Megjithatë nesër do të kenë kujdes në lidhje me karrierën, me shefat, bashkëpunëtorët ose në çift, sepse nëse ka një ditë që kërkohet t’u vihet përballë tyre një rezistencë më e fortë që ata të përthyhen, ose t’u dalë një kundërshtar i ashpër, është pikërisht dita e nesërme. Por fundi i javës sikur i kurorëzon.
Virgjëresha, 1 yll: Kemi nesër dhe Marsin në Dem që kundërshtohet me Plutonin në Ujor dhe një çështje pune apo shëndetësore sikur i nervozon dhe s’po i kontrollon dot. Mund të dalë dhe nervozizmi i situatave që kanë përjetuar gjatë majit, sepse kanë pasur disa përballje të forta. Edhe dita e enjte nuk është shumë e favorizuar, sepse do të pretendojnë më shumë nga partneri apo në bashkëpunime. Çështje familjare fillojnë dhe diskutohen, por jo aq mirë sa ç’e pretendonin.
Peshorja, 2 yje: Të enjten duhet të kenë shumë kujdes, sepse përballen me situata antagoniste shumë të fuqishme. Atje ku mendonin se e kishin rregulluar, kjo gjë sikur përmbyset. Një problem ose pengesë mund të mos favorizojë një projekt tuajin. Nesër duhet të kenë kujdes në një çështje ekonomike, nuk duhet të marrin rrezik dhe nuk duhet të besojnë në premtime apo të bëhen zotërues në dashuri.
Akrepi, 3 yje: Akrepët me Hënën e plotë në Shigjetar presupozohet t’i vihet vula një etape të vështirë ekonomike, që ose jepet një vulë e fundit që përfundoi kjo situatë ose jepet një vulë që i bën të kuptojnë Akrepët që kishte një problem, ose në rastin më të mirë do të vendoset një vulë që tregon se problemi mbaroi. Duhet të themi se nuk është një javë shumë e mirë, sepse mund të rrethohen nga antagonizmi apo problemet në çift.
Shigjetari, 4 yje: Sepse kanë Hënën e plotë në shenjën e tyre dhe kuptojnë ku i kanë nevojat, dëshirat dhe plotësohet puzzle-i i situatave të tyre. Pavarësisht thashethemeve dhe pasigurive, fiton optimizmi i Shigjetarit në fund fare që çfarëdo që të ndodhë, Shigjetari e konsideron veten fatlum, sepse të dielën e shikon veten të fituar dhe jo sikur i është dashur të përballet me probleme.
Bricjapi, 1 yll: Është në një situatë disi të vështirë. Dita e enjte është për Bricjapin e vështirë në raport me marrëdhëniet familjare dhe shtëpinë. Probleme ekonomike dhe do të ndihen nervozë, sepse s’do të kenë sigurinë dhe Hëna e plotë në Shigjetar do t’u shkaktojë rikthimin e një pasigurie psikologjike. Bricjapët duhet të menaxhojnë dhe të kujdesen mirë për anën psikologjike këtë javë.
Ujori, 4 yje: Nuk do të ngelen të mbyllur në skuta problematike, pavarësisht se të enjten një çështje pune nuk do të shkojë shumë mirë, nuk do të paguhen aq sa do të donin apo nuk do të takojnë njeriun që duan të takojnë në aspekte pune. Nga ana erotike janë mirë, kanë fat dhe u plotësohet një dëshirë sidomos në shoqëri.
Peshqit, 3 yje: Kanë si bekim Jupiterin dhe Afërditën në Gaforre. Të enjten ndjejnë që duhet të kenë dhe një mbështetje më shumë, sepse një çështje ekonomike apo një kontroll mbi çështjet ekonomike u ikën nga duart. Të enjten duhet të kujdesen që të mos bëjnë shpenzime, nuk duhet të lënë orare takimesh të rëndësishme me partnerë në çift, ose të marrin vendime ndarjeje, sepse nuk është një ditë pozitive për ta. Hëna e plotë në Shigjetar është shumë pozitive për karrierën e tyre, duke u gëzuar në fundjavë nga një lajm i mirë.




Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.