☀️
Tiranë 11°C · Kthjellët 14 Tetor 2026
S&P 500 7,718 ▼1.11%
DOW 51,584 ▼0.17%
NASDAQ 26,713 ▼1.81%
NAFTA 95.10 ▲1.02%
ARI 4,125 ▼1.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924
₿ CRYPTO
BTC $81,816 ▼ -1.75% ETH $2,433 ▼ -3.09% XRP $1.3293 ▼ -3.15% SOL $104.4500 ▼ -3.06%
S&P 500 7,718 ▼1.11 % DOW 51,584 ▼0.17 % NASDAQ 26,713 ▼1.81 % NAFTA 95.10 ▲1.02 % ARI 4,125 ▼1.24 % S&P 500 7,718 ▼1.11 % DOW 51,584 ▼0.17 % NASDAQ 26,713 ▼1.81 % NAFTA 95.10 ▲1.02 % ARI 4,125 ▼1.24 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924
14 Tet 2026
Breaking
Kosova

Kurti bisedon me të dërguarën britanike, Pierce konfirmon mbështetjen për Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar të mërkurën një bisedë telefonike me të Dërguarën e Posaçme të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Dame Karen Pierce.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, Pierce ka përcjellë urimet e Qeverisë britanike dhe të kryeministrit Andy Burnham për zgjedhjen e Presidentes dhe funksionalizimin e plotë të institucioneve të Kosovës.

Gjatë bisedës, ajo ka shprehur përkrahjen e plotë dhe të vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën, përparimin demokratik dhe proceset politike e zhvillimore të vendit.

Nga ana e tij, Kurti e ka falënderuar Pierce për urimet, duke shprehur gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin me Qeverinë britanike dhe për të zhvilluar partneritete të reja strategjike.

Biseda telefonike vjen në kuadër të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, si dhe bashkëpunimit në mbështetje të zhvillimit demokratik dhe institucional të vendit./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.