☀️
Tiranë 8°C · Kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,677 ▲0.7%
DOW 52,362 ▲0.28%
NASDAQ 26,169 ▲0.82%
NAFTA 101.13 ▼0.62%
ARI 4,018 ▼0.52%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $79,750 ▼ -0.36% ETH $2,309 ▼ -0.32% XRP $1.2982 ▲ +0.93% SOL $99.8600 ▼ -1.14%
S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.13 ▼0.62 % ARI 4,018 ▼0.52 % S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.13 ▼0.62 % ARI 4,018 ▼0.52 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

Kuvendi i shqetësuar për kredidhënien për investimet e mëdha dhe ndërtimin: BSH të mbikëqyrë bankat, rrezikohen ngaR

Kuvendi i kërkon Bankës së Shqipërisë më shumë kontroll ndaj bankave që kanë ekspozime të larta pasi i kanë dhënë kredi shumë kredi bizneseve të mëdha dhe pasurive të paluajtshme. Kjo ishte një nga pikat kryesore të vendosura në projektrezolutën e miratuar në Komisionin e Ekonomisë, ku theksohet se duhet analizuar përqendrimi në disa sektorë në kreditim në mënyrë që mos të cenohet stabiliteti i sistemit bankar. “

Të forcojë më tej mbikëqyrjen prudenciale ndaj bankave me përqendrim të lartë të ekspozimeve ndaj huamarrësve të mëdhenj, sektorit publik dhe kreditimit në sektorin e pasurive të paluajtshme, duke vlerësuar në mënyrë të posaçme ndërveprimin e këtyre rreziqeve si dhe të kufizojë ndërmarrjen e ndryshimeve rregullatore preferenciale për financimin e sektorëve specifikë” Sa i përket sektorit publik, ligjvënësit e vënë theksin te kredidhënia e madhe në projektet infrastrukturore në transportin rrugor, portual dhe aeroportual, të cilët sipas tyre rrezikojnë bankat në rast të mosrealizimit të këtyre investimeve.

Mes 12 rekomandimeve, më shumë vëmendje është kërkuar edhe për kursin e këmbimit, pikë për të cilën opozita kërkon të merren masa për të mbrojtur sektorët më të goditur nga zhvlerësimi i euros, e madje edhe kurs të fiksuar këmbimi për eksportuesit. “Është e pakonceptueshme që Banka e Shqipërisë të ndërhyjë në tregun valutor me një ndërhyrje masive më shumë se 1 miliard euro ku vlerësohet që rreth 800 deri 900 milion euro i takojnë ndërhyrjes për të mbajtur të frenuar nën çmimin e euros, dhe këtu kemi dalë nga funksioni i saj ligjor”, tha Eno Bozdo, deputet i PD.

“A mundet Banka e Shqipërisë pse jo brenda një muaji të na bëjë një studim dhe të vijë pse jo dhe me ndonjë propozim konkret, që këto janë sektorë të cilët kanë nevojë për ndihmë dhe politikë bërja ndërhyn në këtë moment. Mund të bëhet ndërhyrja me subvencionim. Nga 140 lekë që e kemi pasur afërsisht në vitin në 2014-2015 kursin, sot është në 94 lekë, është një rënie e tmerrshme”, tha Igli Cara deputet i PD-së.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.