☀️
Tiranë 8°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 101.92 ▲2.02%
ARI 4,048 ▼0.66%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $80,939 ▲ +1.52% ETH $2,354 ▲ +1.91% XRP $1.3255 ▲ +1.9% SOL $102.0400 ▲ +2.31%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.92 ▲2.02 % ARI 4,048 ▼0.66 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.92 ▲2.02 % ARI 4,048 ▼0.66 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Politika

Lamallari: Dhunuesit e policisë nuk janë protestues, por vandalë

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, deklaroi nga Elbasani se personat që kanë ushtruar dhunë ndaj Policisë së Shtetit gjatë protestës së fundit nuk kanë lidhje me të drejtën për të protestuar, por janë vandalë që do të përballen me ligjin.

“Një grup, një grusht personash, të cilët me gurë në duar dhunojnë punonjësit e zbatimit të ligjit, çdo punonjës tjetër që kalon aty pranë dhe dëmtojnë pasurinë publike, në fakt nuk janë protestues. Ata janë thjesht vandalë”, u shpreh ministri.

Ai tha se sipas të dhënave dhe pamjeve të administruara, efektivët e policisë janë goditur me gurë dhe sende të forta, duke shkaktuar plagosje të disa prej tyre, si dhe janë regjistruar dëmtime të mjeteve dhe pronës publike.

“Unë e pashë vetë atje një punonjës policie, i cili pasi ishte nënshtruar ekzaminimit mjekësor, përmes skanerëve nga ekipi mjekësor, me çarje të theksuar në kokë dhe një tjetër person. Pa dyshim kurdoherë që janë konstatuar dhe janë dokumentuar dhe me video, me pamje të hedhura tashmë dhe në rrjetet sociale dhe në mediat kombëtare, ku protestues të quajtur paqësorë, të pretenduar të tillë dhe nga deputetë të opozitës, në fakt, ishte shumë e qartë që ata po dhunonin punonjësit e Policisë, me gurë dhe sende të forta, po intimidonin deputetët e Parlamentit shqiptar për t’u futur në ambientet ku ato janë zgjedhur për të ushtruar detyrën e tyre, si dhe po dhunonin dhe gazetarë. Nuk po flas për mjetet e Policisë, të cilat u panë qartë që u shkatërruan nga protestues, të ashtuquajtur paqësorë, por që unë nuk mendoj se ata mund të quhen protestues. Ata nuk kanë të bëjnë fare me protestën”, deklaroi ministri.

Këto deklarata ministri Lamallari i bëri gjatë vizitës në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ministri inauguroi ambientet e rikonstruktuara të institucionit, duke theksuar përmirësimin e kushteve të punës për 332 punonjës dhe rritjen e cilësisë së shërbimit ndaj qytetarëve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.