☀️
Tiranë 7°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 101.66 ▲1.76%
ARI 4,043 ▼0.79%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $80,881 ▲ +1.62% ETH $2,353 ▲ +2.13% XRP $1.3262 ▲ +2.29% SOL $101.9500 ▲ +2.36%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.66 ▲1.76 % ARI 4,043 ▼0.79 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.66 ▲1.76 % ARI 4,043 ▼0.79 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Kronika

Lamallari nga Elbasani: Policia ndërhyri vetëm pas dhunës, autorët do përballen me ligjin

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, i shoqëruar nga kreu i Policisë së Shtetit Skënder Hitaj komentoi nga Elbasani incidentet e regjistruara gjatë protestës së një dite më parë para Parlamentit.

Lamallari theksoi se protesta është një e drejtë e garantuar, por shtoi se aktet e dhunës ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit dhe gazetarëve nuk mund të justifikohen.

“Ka dy momente që dua të veçoj bazuar në fakte. Dhuna në bulevard nisi me dhunë ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit. Protesta është e ligjshme, por nuk mund të goditen punonjësit e policisë e as gazetarët. Kemi kërkesë nga Unioni i Gazetarëve për të mbrojtur gazetarët në ushtrimin e detyrës.Një grusht personash që dëmtojnë pasurinë publike dhe dhunojnë çdo gjë nuk janë protestues por vandalë”, tha Lamallari.

Sipas Lamallarit, Policia e Shtetit ka ndërhyrë vetëm pasi ndaj efektivëve është ushtruar dhunë, duke vlerësuar se veprimet e saj kanë qenë në përputhje me ligjin.

“Policia e Shtetit e ka bërë detyrën në mënyrë të përkryer. Një grusht personash vandalë nuk përfaqësojnë protestuesit dhe do të marrin përgjigjen që parashikon ligji”, përfundoi ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.