☁️
Tiranë 19°C · Vranët 11 Nëntor 2026
S&P 500 7,521 ▼0.38%
DOW 52,232 ▼0.3%
NASDAQ 25,066 ▼0.74%
NAFTA 87.19 ▲1.34%
ARI 4,059 ▲0.72%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848
₿ CRYPTO
BTC $73,956 ▼ -0.4% ETH $2,058 ▼ -1.58% XRP $1.0630 ▼ -1.52% SOL $83.7300 ▼ -1.08%
S&P 500 7,521 ▼0.38 % DOW 52,232 ▼0.3 % NASDAQ 25,066 ▼0.74 % NAFTA 87.19 ▲1.34 % ARI 4,059 ▲0.72 % S&P 500 7,521 ▼0.38 % DOW 52,232 ▼0.3 % NASDAQ 25,066 ▼0.74 % NAFTA 87.19 ▲1.34 % ARI 4,059 ▲0.72 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848
11 Nën 2026
Breaking
Kronika

Lanë mandatin, por ish-deputetët e PD-LSI do paguhen edhe për… 3 vjet

Asnjëri prej tyre nuk e ka menduar ende të bëjë një punë tjetër. Prej më se një muaji ish-ligjvënësit e opozitës i gjejmë në protesta ose pranë elektoratit në zonat ku u zgjodhën deputetë në vitin 2017, por ende jo në një zyrë punë.

Kjo e ka një arsye. Përtej nivelit të pasurisë së gjithsecilit, edhe pse lanë mandatet, trajtimi financiar për deputetët vazhdon të paktën 3 vite më pas.

Sekretari i përgjithshëm i Kuvendit i ka njohur zyrtarisht ish-ligjvënësit e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim lidhur me përfitimet që u njeh ligji pas largimit nga funksioni.

Dy paga shpërblim dhe gjysmë page çdo muaj për aq kohë sa kanë ushtruar mandatin e deputetit.

Kjo përkthehet në 18 muaj për ata që mandatin e kishin për herë të parë dhe deri ne 3 vjet për ata që kanë më shumëse 1 mandat deputeti, raporton A2 CNN.

Muaji dhjetor ishte i fundit, i një bojkoti 6 mujor të opozitës.

Gjatë kësaj periudhe ata përfitonin mesatarisht gjysmë page çdo muaj.

Deri më tani numri i tyre është 16.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.