☁️
Tiranë 13°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,997 ▲ +0.38% ETH $2,264 ▲ +0.4% XRP $1.2505 ▼ -0.27% SOL $94.6500 ▼ -1.43%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Politika

Largimi i Silvio Gonzatos, Sofia Moreira de Sousa merr drejtimin e delegacionit të BE-së në Tiranë! Kush është ambasadorja

Sofia Moreira de Sousa është ambasadorja e re e Bashkimit Europian në Shqipëri.

Diplomatja portugeze pritet të dorëzojë sot (2 shtator) letrat kredenciale te Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, duke nisur zyrtarisht mandatin e saj në Tiranë.

Moreira de Sousa pason në këtë post italianin Silvio Gonzato, i cili ka qenë në krye të Delegacionit të BE-së në Shqipëri gjatë viteve të fundit.

Emërimi i diplomates portugeze në Tiranë vjen pas një karriere të gjatë në institucionet europiane dhe në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare, ku ajo ka mbajtur disa poste të rëndësishme. Përpara ardhjes në Shqipëri, Moreira de Sousa drejtoi Përfaqësinë e Komisionit Europian në Portugali, detyrë të cilën e mori në shtator 2021.

Ajo ka shërbyer gjithashtu si ambasadore e BE-së dhe shefe e Delegacionit të Bashkimit Europian në Republikën e Kepit të Gjelbër, ku qëndroi për katër vjet. Eksperienca e saj në diplomacinë europiane shtrihet edhe në Afrikë. Më herët ka qenë zëvendëskryetare e Delegacionit të BE-së në Afrikën e Jugut, ndërsa gjatë viteve 2009-2011 ka shërbyer në Delegacionin e BE-së pranë Bashkimit Afrikan në Addis Ababa.

Në këtë periudhë, ajo është marrë me zhvillimet politike dhe proceset e integrimit rajonal në Afrikë, si dhe me partneritetin strategjik mes BE-së dhe vendeve afrikane. Karriera e Moreira de Sousës përfshin edhe angazhime në një prej periudhave më të rëndësishme të politikës së jashtme europiane.

Nga viti 2003 deri në 2007, ajo ka qenë pjesë e ekipit të Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Javier Solana, ku ka punuar kryesisht për marrëdhëniet e Bashkimit Europian me Rusinë dhe Ukrainën. Ajo ishte gjithashtu pjesë e përpjekjeve europiane për ndërmjetësimin e krizës politike në Ukrainë pas Revolucionit Portokalli të vitit 2004.

Në vitet 2005-2006, diplomatja portugeze ka shërbyer si këshilltare e lartë e Përfaqësuesit Special të BE-së për Kaukazin, një detyrë që e ka përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejtë në zhvillimet politike të rajonit.

Më pas, deri në vitin 2014, ajo ka qenë këshilltare e lartë e zëvendëssekretarit të Përgjithshëm të BE-së dhe pjesë e strukturave që merreshin me negociatat për çështje të lidhura me Iranin dhe marrëdhëniet e BE-së me Partnerët Lindorë. Rruga profesionale e Moreira de Sousës nuk ka nisur drejtpërdrejt në diplomaci.

Në fillimet e karrierës, ajo ka punuar në departamentin e marrëdhënieve ndërkombëtare të Agjencisë Europiane të Hapësirës, ku është angazhuar në aspektet ndërkombëtare të programit satelitor Galileo.

Ajo ka drejtuar gjithashtu programe trajnimi në Akademinë e Drejtësisë Europiane në Trier të Gjermanisë, ku është marrë me përgatitjen e kurseve për gjyqtarë dhe magjistratë mbi të drejtën dhe jurisprudencën europiane. Para angazhimit në institucionet europiane, Moreira de Sousa ka ushtruar profesionin e avokates për dy vjet në një studio ligjore në Porto, qytetin e saj të lindjes.

Diplomatja portugeze ka studiuar drejtësi në Portugali dhe ka përfunduar një program LLM në të Drejtën Ndërkombëtare dhe Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Universitetin e Hamburgut, në Gjermani.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.