☁️
Tiranë 19°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,720 ▼0.3%
DOW 52,349 ▼0.24%
NASDAQ 26,216 ▼1.26%
NAFTA 100.25 ▼2.46%
ARI 4,037 ▼0.37%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $81,538 ▲ +1.06% ETH $2,360 ▲ +1.02% XRP $1.3096 ▼ -0.31% SOL $102.2400 ▲ +1.13%
S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,349 ▼0.24 % NASDAQ 26,216 ▼1.26 % NAFTA 100.25 ▼2.46 % ARI 4,037 ▼0.37 % S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,349 ▼0.24 % NASDAQ 26,216 ▼1.26 % NAFTA 100.25 ▼2.46 % ARI 4,037 ▼0.37 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Kosova

Leonard Ademaj pas shpalljes së aktgjykimit: Drejtësi për Liridonën dhe fëmijët e saj

Pas shpalljes së aktgjykimit në rastin e vrasjes së Liridona Ademaj, ka reaguar vëllai i saj, Leonard Ademaj, i cili tha se vendimi gjyqësor konfirmon qëndrimet e familjes që nga fillimi i rastit.

Pas shpalljes së aktgjykimit në rastin e vrasjes së Liridona Ademaj, ka reaguar vëllai i saj, Leonard Ademaj, i cili tha se vendimi gjyqësor konfirmon qëndrimet e familjes që nga fillimi i rastit.

Ai u shpreh se vendimi i gjykatës përbën një formë drejtësie për Liridonën dhe fëmijët e saj të mitur.

“Ajo që u vërtetua sot është ajo që ne kemi thënë prej fillimit, që Naimi së bashku me Kushtrimin duke zgjedhur Granitin si vrasës kanë realizuar këtë krim,” deklaroi Ademaj.

Ai theksoi se vendimi ka rëndësi të madhe emocionale për familjen dhe shoqërinë.

“Ky vendim sot nuk shkon vetëm për ne, shkon për Liridonën dhe fëmijët e saj, të cilët nuk do ta shohin më nënën e tyre”, tha ai.

Ademaj shtoi se aktgjykimi duhet të shërbejë si mesazh parandalues për raste të ngjashme.

“Ky vendim duhet të jetë mësim për të gjithë ata që mundohen apo krijojnë mundësi për ta bërë një krim të tillë”, u shpreh ai.

Ai tha se vendimi i gjykatës ka sjellë një lehtësim të pjesshëm për familjen.

“Ky vendim na ka lehtësuar së paku dhimbjen edhe neve si familje. Është një vendim që e kemi pritur të gjithë populli shqiptar, jo vetëm familja,” deklaroi Ademaj.

Gjykata Themelore në Prishtinë shpalli më herët aktgjykimin ndaj të akuzuarve për këtë rast, duke dhënë dënim të përjetshëm për Naim Murselin e Granit Plavën, kurse Kushtrim Kokalla u dënua me 30 vjet burgim. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.