☁️
Tiranë 8°C · Vranët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,689 ▲1.58%
DOW 53,356 ▲3.03%
NASDAQ 25,737 ▲1.44%
NAFTA 88.34 ▲0.25%
ARI 4,073 ▲0.01%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $80,700 ▲ +4.44% ETH $2,428 ▲ +6.93% XRP $1.3055 ▲ +2.77% SOL $95.7200 ▲ +3.71%
S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 88.34 ▲0.25 % ARI 4,073 ▲0.01 % S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 88.34 ▲0.25 % ARI 4,073 ▲0.01 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
05 Nën 2026
Breaking
Bota

LIBAN – Një i vrarë dhe 12 të plagosur nga sulmi izraelit

BEJRUT, 5 gusht /ATSH-DPA/- Të paktën një person humbi jetën dhe 12 të tjerë u plagosën pas një sulmi ajror izraelit në qytetin Tebnin, në zonën Bint Xhbejl, në jug të Libanit, njoftoi sot Ministria libaneze e Shëndetësisë.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve NNA, sulmi goditi çatinë e një xhamie që ndodhet në varrezat e qytetit.

Ushtria izraelite deklaroi se kishte kryer sulme të synuara në jug të Libanit, duke pretenduar se ato ishin një përgjigje ndaj një shkeljeje të qartë të armëpushimit nga grupi Hezbollah.

Megjithatë, ajo nuk dha detaje mbi objektivat e goditura, ndërsa Hezbollahu nuk reagoi menjëherë ndaj këtyre pretendimeve.

Sulmi ndodhi ndërsa në Romë po zhvillohej raundi i shtatë i bisedimeve mes zyrtarëve izraelitë dhe libanezë, për forcimin e armëpushimit, që i dha fund përshkallëzimit të fundit të konfliktit.

Hezbollahu nuk merr pjesë drejtpërdrejt në këto negociata.

Izraeli dhe Hezbollahu vazhdojnë të akuzojnë njëri-tjetrin për shkelje të armëpushimit.

Sipas marrëveshjes, Izraeli duhet të tërheqë trupat nga jugu i Libanit, ndërsa Hezbollahu duhet të çarmatoset dhe zona të vendoset nën kontrollin e ushtrisë libaneze, por këto masa ende nuk janë zbatuar plotësisht. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.