🌧️
Tiranë 12°C · Shi i lehtë 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 97.39 ▲0.96%
ARI 3,928 ▼1.05%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $76,471 ▼ -2.36% ETH $2,243 ▼ -1.99% XRP $1.2493 ▼ -0.37% SOL $91.5000 ▼ -3.34%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 97.39 ▲0.96 % ARI 3,928 ▼1.05 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 97.39 ▲0.96 % ARI 3,928 ▼1.05 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Lija e deleve shkakton dëme të mëdha materiale tek blegtorët në Maqedoni

Sëmundja e lijës së deleve po shkakton dëme të mëdha materiale dhe po rrezikon ekzistencën e dhjetëra fermerëve në vend.Nga Asociacioni i Blegtorëve alarmojnë se situata në teren është kritike, ndërsa reagimi i institucioneve përgjegjëse vlerësohet si i vonuar. Sipas tyre dëmet tashmë kanë prekur pjesën lindore të vendit, ku mbi 100 fermerë kanë humbur të gjitha tufat e tyre.

Nga ana tjetër, Zëvendësministri Albrim Hoxha, thotë se numri i vatrave aktive është ulur nga 30 në 11. Ai sqaron se janë kërkuar 500 mijë doza vaksinash nga Turqia, por procesi i vaksinimit mbetet pezull për shkak të koordinimit me Bashkimin Evropian dhe rrezikut të bllokimit të eksportit të mishit.

Pavarësisht paralajmërimeve për ndalimin e eksportit të mishit, blegtorët insistojnë se vaksinimi duhet të nisë menjëherë, pasi ruajtja e kopeve është prioriteti kryesor.

Greqia po përballet me njërën nga krizat më të mëdha blegtorale, ku janë konfirmuar mijëra vatra nga rajoni i Evrosit në lindje e deri në Peloponez, duke çuar në asgjësimin e mbi 400 mijë krerëve bagëti.Për të parandaluar përhapjen në të gjithë bllokun, Komisioni Evropian ka vendosur zona të rrepta restriktive në Greqi, mbyllje të thertoreve dhe ndalim të lëvizjes së mishit e qumështit.

Kjo situatë ka shërbyer si paralajmërim për shtetet fqinjë që të zbatojnë me përpikëri masat e karantinës dhe kontrollin kufitar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.