☁️
Tiranë 17°C · Vranët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,686 ▲0.12%
DOW 52,301 ▼0.12%
NASDAQ 26,254 ▲0.32%
NAFTA 101.49 ▼0.27%
ARI 4,040 ▲0.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $80,074 ▲ +0.48% ETH $2,323 ▲ +0.86% XRP $1.3141 ▲ +2.11% SOL $100.3500 ▼ -0.6%
S&P 500 7,686 ▲0.12 % DOW 52,301 ▼0.12 % NASDAQ 26,254 ▲0.32 % NAFTA 101.49 ▼0.27 % ARI 4,040 ▲0.04 % S&P 500 7,686 ▲0.12 % DOW 52,301 ▼0.12 % NASDAQ 26,254 ▲0.32 % NAFTA 101.49 ▼0.27 % ARI 4,040 ▲0.04 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Kosova

Lista Srpska vazhdon të jetë pengesë për krijimin e ushtrisë

Ndonëse transformimi i FSK-së në FAK po premtohet për vite të tëra, Kosova ende po vazhdon të mos e ketë ushtrinë e saj. Përkundrazi, pavarësisht zotimeve të politikanëve se së shpejti do të ndodhë transformimi i FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës (FAK), këtë proces po vazhdon ta bllokojë Lista Serbe.

Kjo meqë për të ardhur deri te krijimi i ushtrisë (për t’i votuar ndryshimet kushtetuese), pos votave të shumicës, nevojiten edhe 2/3 e votave të komuniteteve joshumicë.

Mirëpo përfaqësuesit e Listës Serbe tashmë janë deklaruar disa herë se nuk do ta mbështesin formimin e ushtrisë. Madje për një zotim të tillë ata kanë marrë kurajë edhe nga Serbia e Rusia. Por, pavarësisht kësaj, zyrtarë të Qeverisë së Kosovës kanë bërë të ditur se janë duke punuar intensivisht drejt bërjes së ushtrisë.

Nga ana tjetër, përfaqësues të opozitës kanë konsideruar se zvarritja e këtij procesi ka të bëjë me pazotësinë e institucioneve që ta arrijnë një dakordim me partnerët strategjikë. Kurse ekspertët e sigurisë thonë se problemi kyç i mosbërjes së ushtrisë ka të bëjë pikërisht me qëndrimet (kundër) të LS-së.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.