🌤️
Tiranë 20°C · Kryesisht kthjellët 09 September 2026
S&P 500 7,674 ▼0.58%
DOW 52,786 ▼1.18%
NASDAQ 26,421 ▼0.32%
NAFTA 94.37 ▲1.44%
ARI 4,422 ▼0.38%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024 EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024
₿ CRYPTO
BTC $78,602 ▼ -0.41% ETH $2,489 ▲ +0.12% XRP $1.4146 ▲ +1.33% SOL $103.2300 ▼ -0.14%
S&P 500 7,674 ▼0.58 % DOW 52,786 ▼1.18 % NASDAQ 26,421 ▼0.32 % NAFTA 94.37 ▲1.44 % ARI 4,422 ▼0.38 % S&P 500 7,674 ▼0.58 % DOW 52,786 ▼1.18 % NASDAQ 26,421 ▼0.32 % NAFTA 94.37 ▲1.44 % ARI 4,422 ▼0.38 %
EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024 EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024
09 Sep 2026
Breaking
Bota

LONDËR – BM në alarm për të nxehtin, vala e pestë me temperatura mbi 36°C

LONDËR, 8 gusht /ATSH-DPA/ – Alarmet shëndetësore për temperaturat e larta kanë hyrë në fuqi në Britaninë e Madhe, ndërsa vendi pritet të përfshihet nga vala e pestë e të nxehtit këtë vit.

Në disa zona të Anglisë, temperaturat mund të arrijnë deri në 36°C javën e ardhshme, veçanërisht në Anglinë juglindore.

Alarmet e verdha, të aktivizuara sot në mëngjes, do të qëndrojnë në fuqi deri të martën në mbrëmje.

Autoritetet paralajmërojnë se temperaturat e larta mund të ndikojnë në shëndetin e popullsisë dhe të shtojnë presionin mbi shërbimet shëndetësore.

Zyra Meteorologjike britanike parashikon që temperaturat të rriten gradualisht gjatë fundjavës, përpara rikthimit të kushteve të valës së të nxehtit javën e ardhshme.

Vera e këtij viti ka qenë veçanërisht e nxehtë për BM.

Dy valë të forta të të nxehtit në maj dhe qershor u shoqëruan me më shumë se 2 800 vdekje shtesë, ndërsa dy valë të tjera në korrik kanë përkeqësuar thatësirën dhe kanë favorizuar përhapjen e zjarreve.

Temperatura më e lartë e regjistruar këtë vit në Britaninë e Madhe ka qenë 38 gradë Celcius më 28 qershor në Lingwood të Norfolkut.

Deri tani, temperaturat kanë kaluar 30 gradë Celcius në të paktën një pjesë të vendit në 33 ditë, ndërsa rekordi prej 34 ditësh, i vendosur në vitin 1995, pritet të thyhet javën e ardhshme. /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.