☁️
Tiranë 20°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,707 ▼0.48%
DOW 52,234 ▼0.46%
NASDAQ 26,135 ▼1.56%
NAFTA 100.29 ▼2.42%
ARI 4,036 ▼0.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $80,101 ▼ -0.92% ETH $2,322 ▼ -0.92% XRP $1.2911 ▼ -2.38% SOL $100.4700 ▼ -1.19%
S&P 500 7,707 ▼0.48 % DOW 52,234 ▼0.46 % NASDAQ 26,135 ▼1.56 % NAFTA 100.29 ▼2.42 % ARI 4,036 ▼0.39 % S&P 500 7,707 ▼0.48 % DOW 52,234 ▼0.46 % NASDAQ 26,135 ▼1.56 % NAFTA 100.29 ▼2.42 % ARI 4,036 ▼0.39 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Bota

LONDËR – BM vendos sanksione ndaj rusëve për programin e armëve kimike

– Britania e Madhe vendosi sot sanksione ndaj dy instituteve kërkimore ruse dhe disa zyrtarëve të lartë, të cilët sipas saj janë të lidhur me programin e armëve kimike të Moskës dhe kanë qenë të përfshirë në zhvillimin e toksinave të përdorura, për të helmuar aktivistin rus të opozitës, Alexei Navalny, sipas “Reuters”.

Sanksionet, që Britania e Madhe i paraqet, si një mënyrë për të zbuluar dhe parandaluar përdorimin e armëve kimike nga Rusia, vijnë para samitit të NATO-s në Ankara dhe pas një veprimi të ngjashëm nga Bashkimi Evropian.

Në vitin 2020, Navalny u sëmur rëndë gjatë një fluturimi në Siberi. Laboratorët perëndimorë arritën në përfundimin, se ai ishte helmuar me “Novichok”, një lloj gazi nervor ushtarak, i zhvilluar gjatë periudhës sovjetike.

Në vitin 2024, Navalny vdiq pasi u helmua me “Epibatidin”, një toksinë që gjendet në bretkosat helmuese të shiut.

Britania e Madhe dhe aleatët e tjerë evropianë thonë se Rusia ishte përgjegjëse. Rusia i ka mohuar këto akuza.

Qeveria britanike tha se personat e sanksionuar, kanë qenë të përfshirë në zhvillimin e “Novichok-ut” dhe “Epibatidinës”.

Ministrja e Jashtme, Yvette Cooper tha se përdorimi i përsëritur i armëve kimike, nga Rusia përbën shkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe kërcënim për sigurinë globale.

“Aktet nga “Novichok” në Salisbury deri te “Epibatidina” në Siberi, helmimi i Dawn Sturgessl dhe Alexei Navalny, tregojnë se Rusia vazhdon të përdorë mjete brutale, për të shkaktuar vdekje dhe vuajtje te civilët e pafajshëm, përfshirë edhe në Ukrainë,” tha ajo.

Novichok u përdor gjithashtu në vitin 2018 në helmimin e ish-agjentit të dyfishtë rus, Sergei Skripal dhe vajzës së tij, Yulia në Salisbury. Ata mbijetuan, por një qytetare britanike, Dawn Sturgess, vdiq më vonë pasi, ra në kontakt me një enë ku ndodhej substanca.

Një hetim publik britanik arriti në përfundimin vitin e kaluar se presidenti rus Vladimir Putin ka shumë gjasa, të ketë urdhëruar sulmin përmes agjentëve të inteligjencës ushtarake GRU.

Rusia ka mohuar gjithmonë çdo përfshirje, duke i quajtur akuzat propagandë anti-ruse. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.