☀️
Tiranë 30°C · Kthjellët 18 August 2026
S&P 500 7,745 ▼0.52%
DOW 53,460 ▼0.51%
NASDAQ 26,645 ▼0.32%
NAFTA 84.24 ▲0.6%
ARI 4,456 ▼0.41%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $64,198 ▲ +1.03% ETH $1,898 ▼ -0.18% XRP $0.9960 ▼ -0.73% SOL $76.0600 ▲ +0.36%
S&P 500 7,745 ▼0.52 % DOW 53,460 ▼0.51 % NASDAQ 26,645 ▼0.32 % NAFTA 84.24 ▲0.6 % ARI 4,456 ▼0.41 % S&P 500 7,745 ▼0.52 % DOW 53,460 ▼0.51 % NASDAQ 26,645 ▼0.32 % NAFTA 84.24 ▲0.6 % ARI 4,456 ▼0.41 %
EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064
18 Aug 2026
Breaking
Maqedonia

LSDM: Raporti i PE-së thekson ndërhyrjen e huaj në Maqedoni, ndikimin rus, serb dhe kinez

Raporti i PE-së thekson ndërhyrjen e huaj në Maqedoni, ndikimin rus, serb dhe kinez, thonë nga LSDM.

“Parlamenti Evropian në raportin e tij për Maqedoninë tregon qartë dhe pa mëdyshje rreziqe serioze të ndërhyrjes dhe ndikimit të huaj që kërcënojnë drejtpërdrejt rrugën evropiane të vendit.

LSDM paralajmëroi me kohë dhe foli me zë të lartë për këto rreziqe, dhe është e qartë se situata është shumë më serioze.Raporti thekson përpjekjet ruse për të projektuar ndikim, ndikimin ekonomik dhe politik kinez, si dhe lidhjet në rritje me Serbinë, e cila po zbaton një axhendë joliberale në rajon.

Eurodeputetët shprehin shqetësim për narrativat rajonale dhe ndikimin e “botës serbe” që drejtohet kundër orientimit evropian të Maqedonisë.

Kjo nuk është hera e parë që Parlamenti Evropian ka treguar për këto rreziqe.

Por kjo është hera e parë që paralajmërime të tilla vijnë në një kohë kur qeveria e Hristijan Mickoskit kopjon hapur politikat e Vuçiqit dhe “botës serbe” në retorikë, narrativë dhe model politik.

Ndërsa Mickoski dhe VMRO-ja shtyjnë përpara narrativën anti-evropiane çdo ditë, fyejnë këdo që mbështet BE-në dhe bllokojnë të ardhmen evropiane të qytetarëve, Parlamenti Evropian po dërgon qartë një mesazh se ndërhyrja e huaj – ruse, kineze dhe përmes aktorëve rajonalë, po bëhet një kërcënim serioz për Maqedoninë”, thonë nga LSDM./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.