☁️
Tiranë 31°C · Vranët 09 September 2026
S&P 500 7,674 ▼0.58%
DOW 52,786 ▼1.18%
NASDAQ 26,421 ▼0.32%
NAFTA 95.83 ▲3.01%
ARI 4,443 ▲0.09%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024 EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024
₿ CRYPTO
BTC $79,588 ▲ +1.39% ETH $2,512 ▲ +1.52% XRP $1.4371 ▲ +2.5% SOL $104.6200 ▲ +1.49%
S&P 500 7,674 ▼0.58 % DOW 52,786 ▼1.18 % NASDAQ 26,421 ▼0.32 % NAFTA 95.83 ▲3.01 % ARI 4,443 ▲0.09 % S&P 500 7,674 ▼0.58 % DOW 52,786 ▼1.18 % NASDAQ 26,421 ▼0.32 % NAFTA 95.83 ▲3.01 % ARI 4,443 ▲0.09 %
EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024 EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024
09 Sep 2026
Breaking
Politika

Lufta në Ukrainë/ Rama pritet nga Macron, merr pjesë në Samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve

Kryeministri Edi Rama është takuar me presidentin francez Emanuel Macron ku ka marrë pjesë në Paris në takimin e nivelit të lartë të “Koalicionit të Vullnetmirëve”, një iniciativë e udhëhequr nga Franca dhe Mbretëria e Bashkuar për të forcuar mbështetjen ndërkombëtare ndaj Ukrainës.

Samiti zhvillohet me ftesë të presidentit francez Emmanuel Macron dhe në vigjilje të Paradës së Madhe Ushtarake të 14 Korrikut, Ditës Kombëtare të Francës.

“Me ftesë të Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, në Samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve, në mbështetje të Ukrainës dhe në vigjilje të Paradës së Madhe Ushtarake të 14 Korrikut”, shkruan Edi Rama në rrjetin social në Facebook.

Samiti synon të avancojë diskutimet për një armëpushim të mundshëm dhe rifillimin e negociatave të paqes midis Ukrainës dhe Rusisë, duke theksuar nevojën për garanci sigurie afatgjata për Kievin.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy është një nga pjesëmarrësit kryesorë, bashkë me dhjetëra liderë europianë, ky mes tyre janë kryeministri britanik Keir Starmer, kancelari gjerman Friedrich Merz, presidentja e Moldavisë Maia Sandu, presidenti finlandez Alexander Stubb dhe shumë të tjerë.

Gjatë takimit janë diskutuar edhe çështje konkrete si forcimi i mbrojtjes ajrore të Ukrainës, përfshirë nisma të reja për sisteme anti-balistike në bashkëpunim me vende si Franca, Gjermania, Britania e Madhe dhe të tjera.

Ndërkaq, nëntë vende evropiane dhe Ukraina kanë shpallur zyrtarisht krijimin e një koalicioni ushtarak për zhvillimin e “aftësive raketore antibalistike” në Evropë.

Vendimi u bë publik përmes një deklarate të përbashkët drejtuar udhëheqësve të pranishëm në samitin e “Koalicionit të Vullnetarëve për Ukrainën”, që po zhvillon punimet në Paris nën drejtimin e Presidentit francez Emmanuel Macron dhe në prani të Presidentit Volodymyr Zelensky.

Sipas tekstit të marrëveshjes, ky hap vjen si pasojë e “kërcënimit në rritje” nga raketat balistike dhe synon ndërtimin e një strukture “thjesht mbrojtëse” për mbrojtjen e hapësirës ajrore evropiane.

“Ne besojmë se mbrojtja e Evropës kërkon një zgjidhje gjithëpërfshirëse të arkitekturës së integruar të mbrojtjes nga raketat për të penguar dhe mposhtur kërcënimet e ardhshme nga raketat”, thuhet në deklaratën e përbashkët të nënshkruar nga Ukraina dhe nëntë vendet evropiane: Italia, Franca, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Spanja, Holanda, Danimarka, Norvegjia dhe Suedia.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.