☀️
Tiranë 16°C · Kthjellët 26 Tetor 2026
S&P 500 7,688 ▲0.84%
DOW 52,368 ▲0.29%
NASDAQ 26,250 ▲1.14%
NAFTA 102.23 ▼1.01%
ARI 4,040 ▲0.8%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
₿ CRYPTO
BTC $80,540 ▼ -0.33% ETH $2,334 ▼ -0.88% XRP $1.3014 ▼ -0.35% SOL $101.6300 ▼ -0.17%
S&P 500 7,688 ▲0.84 % DOW 52,368 ▲0.29 % NASDAQ 26,250 ▲1.14 % NAFTA 102.23 ▼1.01 % ARI 4,040 ▲0.8 % S&P 500 7,688 ▲0.84 % DOW 52,368 ▲0.29 % NASDAQ 26,250 ▲1.14 % NAFTA 102.23 ▼1.01 % ARI 4,040 ▲0.8 %
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
26 Tet 2026
Breaking
Politika

Luiza Xhuvani dorëzon mandatin e deputetes

Deputetja e Partisë Socialiste, Luiza Xhuvani ka dorëzuar sot mandatin e deputetes si e zgjedhur në zonën e Sarandës.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp me Kryeministrin Rama, Xhuvani ka shprehur ngushëllimet për katër familjet që kanë hapur sot mort, pas ngjarjes tragjike, ku i dyshuari kryesor si autor i vrasjes është djali i saj, Kostandini.

Në fjalën e saj, Xhuvani tha se i kupton ata që fajësojnë familjen dhe prindërit e Kostandinit, por shtoi se djali i saj nuk është më fëmijë, por një burrë 26 vjeç.

“Unë dhe Gjergji jemi pjesë e artit dhe kurrë nuk kemi pasur lidhje me krimin. Ashtu si çdo prind, dëshironim më të mirën për fëmijën tonë, por me sa duket kemi qenë pa fat në këtë drejtim. Ngjarja e sotme është shumë tragjike, por ngjarja nuk ka lidhje me familjen e Kostandinit, dhe as me mandatin që unë nëna e tij ushtroj. Janë katër familje që vajtojnë humbjen e njerëzve më të shtrenjtë, janë katër familje që kërkojnë drejtësi dhe drejtësia duhet ti trajtojë njëlloj të gjithë. Kush është nënë më kupton shumë mirë”, tha ajo.

Duke folur mes lotësh, Xhuvani e ka cilësuar ngjarjen si tragjike dhe ka bërë thirrje për drejtësi. “Kostandini është djali im dhe pavarësisht të gjithave, do të mbetet djali im. Me bindjen se drejtësia të veprojë për të gjithë, për të hequr çdo lloj alibie dhe në pamundësi për t’iu dedikuar zonës ku jam zgjedhur, i kam paraqitur Kryeministrit dorëheqjen si deputete e rrethit të Sarandës”, tha Xhuvani.

“Mos i ndodhtë asnjë prindi kjo që më ka ndodhur mua. Drejtësia le të bëjë drejtësi”, e mbylli fjalën e saj Xhuvani.

1 Koment

  • kubashi 05 Nëntor 2014, 09:03

    po moj e gjor kush te ka futur ne keto rruge, a nuk do te ishte ma mir te ishe ne ullinj duke i mbledhur

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.