☀️
Tiranë 33°C · Kthjellët 11 July 2026
S&P 500 7,575 ▲0.42%
DOW 52,637 ▲0.29%
NASDAQ 26,282 ▲0.29%
NAFTA 71.41 ▼0.93%
ARI 4,114 ▼0.65%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8520 EUR/CHF 0.9227 EUR/ALL 93.9711 EUR/MKD 61.6370 EUR/RSD 117.3804 EUR/TRY 53.6595 EUR/JPY 184.78 EUR/CAD 1.6169 EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8520 EUR/CHF 0.9227 EUR/ALL 93.9711 EUR/MKD 61.6370 EUR/RSD 117.3804 EUR/TRY 53.6595 EUR/JPY 184.78 EUR/CAD 1.6169
₿ CRYPTO
BTC $64,203 ▲ +0.07% ETH $1,802 ▲ +0.35% XRP $1.1100 ▲ +0.24% SOL $78.2400 ▼ -0.76%
S&P 500 7,575 ▲0.42 % DOW 52,637 ▲0.29 % NASDAQ 26,282 ▲0.29 % NAFTA 71.41 ▼0.93 % ARI 4,114 ▼0.65 % S&P 500 7,575 ▲0.42 % DOW 52,637 ▲0.29 % NASDAQ 26,282 ▲0.29 % NAFTA 71.41 ▼0.93 % ARI 4,114 ▼0.65 %
EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8520 EUR/CHF 0.9227 EUR/ALL 93.9711 EUR/MKD 61.6370 EUR/RSD 117.3804 EUR/TRY 53.6595 EUR/JPY 184.78 EUR/CAD 1.6169 EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8520 EUR/CHF 0.9227 EUR/ALL 93.9711 EUR/MKD 61.6370 EUR/RSD 117.3804 EUR/TRY 53.6595 EUR/JPY 184.78 EUR/CAD 1.6169
11 Jul 2026
Breaking
Kronika

Lumi Vjosa kërcënon përmbytjen e shumë rajoneve

Reshjet e dendura të 24 orëve të fundit kanë shkaktuar fryrjen e lumenjve veçanërisht në zonat jugore dhe juglindore të vendit.vjosa

Lumi Vjosë duket më shumë se kurrë agresiv sot, duke kërcënuar zonat në afërsi të burimeve të tij, e për këtë arsye kryetari i Bashkisë së Përmetit ka dhënë alarmin për marrjen e masave përgjatë rrjedhës së këtij lumi.

Në lidhje të drejtpërdrejtë me edicionin e lajmeve të mesditës, kryebashkiaku i Përmetit, Gilberto Jaçe, ka thënë se për momentin është vërejtur një rënie e nivelit të ujërave të Vjosës në këtë qytet, por ka shprehur shqetësim për zonat në rrjedhën e poshtme të lumit.

“Disa ura kalimi që lidhnin fshatrat e zonës me qytetin tashmë nuk ekzistojnë, sepse janë rrëmbyer nga lumi. Rruga nacionale Përmet-Korçë vijon të jetë e bllokuar, por këtu nuk ka rreziqe për jetë njerëzish, pavarësisht se ka pasur disa probleme në Këlcyrë. Shpresojmë që kjo situatë të vazhdojë kështu, sepse reshjet duken se po bien. Megjithatë dua të bëj apel për të gjitha zonat në rrjedhën e poshtme të lumit Vjosa, pasi këto lloj prurjesh janë historike, nuk janë parë kurrë në të kaluarën në këto zona, ndaj dhe nisur nga eksperiencat e shkuara kërkoj që të gjithë banorët, edhe ata që nuk e kanë menduar kurrë se mund të përmbyten nga Vjosa, të jenë të gatshëm për t’u evakuuar dhe duhen larguar urgjentisht nga shtëpitë, pasi gjithçka mund të ndodhë pas disa orësh, kur e gjithë kjo rrjedhë të zbresë në zonat e poshtme. Kam frikë se situata mund të përkeqësohet në ato zona, pasi këtu në Përmet pavarësisht dëmeve të konsiderueshme, nuk ka më rrezik për njerëzit. Në terren janë marrë të gjitha masat dhe besoj se pas pak momentesh mund të hapet edhe rruga nacionale me rënien e nivelit të lumit Vjosa”, u shpreh Jaçe për TopChannel.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.