☁️
Tiranë 14°C · Vranët 08 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
₿ CRYPTO
BTC $76,064 ▲ +0.36% ETH $2,241 ▲ +0.01% XRP $1.1574 ▼ -0.1% SOL $89.7100 ▲ +0.19%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
08 Nën 2026
Breaking
Kosova

​Lushtaku pas gjuajtjes së Kurtit me vezë: Njeriu çfarë mbjell edhe korrë

Deputetja e Aleancës, Time Kadriaj e ka gjuajtur me vezë kryeministrin në detyrë, Albin Kurti pasi kërkoi kohë shtesë në seancën e sotme konstituive.

Për këtë situatë, deputeti nga radhët e PDK-së, Mërgim Lushtaku tha se “njeriu çfarë mbjellë, edhe korrë”.

“Njeriu çka mbjellë edhe korrë, si i thonë një fjalë e urtë, por në gjendje normale ne sot do ish dashtë të kishim konstituimin e Kuvendit, kryetarin e nënkryetarët, të formohen komisionet dhe të pyetjet edhe zgjedhja e Presidentit. Por ja që nuk e kemi një gjendje normale sepse ata që e kanë marrë besimin e qytetarëve, që janë shumicë e popullit të Kosovës, falë me besim, edhe për kalkulimet e tyre të pushtetit, edhe bëjnë manovrime dhe zgjatjen e konstituimit të Kuvendit me qëllimet e tyre të përfitimit”, tha Lushtaku.

Ai këtë situatë e ka përshkruar si veprim shkak-pasojë, duke uruar që të mos ketë më incidente e revoltime të tilla.

“Dhe sigurisht që edhe këtu veprimet janë shkak-pasojë. Jo që ish dashtë të ndodhë, por ku çdo ditë e më shumë uroj që të mos ketë incidente dhe të mos ketë revoltim, por nuk pritet nga dikush që e ka bërë normalitet shkeljen e Kushtetutës që të sillet edhe ai normalisht”, tha ai.

Ky incident ndodhi pasi kreu i VV-së, Albin Kurti kërkoi kohë shtesë për propozimin e kandidatit për kryetar të Kuvendit. Ai tha se kjo kërkesë vjen pasi që s’ka ende marrëveshje politike.

Më këtë tollovi në kuvend, kryesuesi i Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari ka ndërprerë punimet e vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit. /kp/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.