☀️
Tiranë 25°C · Kthjellët 24 Shtator 2026
S&P 500 7,706 ▼0.75%
DOW 51,512 ▼0.68%
NASDAQ 26,936 ▼1.13%
NAFTA 93.66 ▲1.63%
ARI 4,295 ▼0.53%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1398 EUR/GBP 0.8595 EUR/CHF 0.9392 EUR/ALL 91.4617 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4034 EUR/TRY 55.6772 EUR/JPY 180.21 EUR/CAD 1.6056 EUR/USD 1.1398 EUR/GBP 0.8595 EUR/CHF 0.9392 EUR/ALL 91.4617 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4034 EUR/TRY 55.6772 EUR/JPY 180.21 EUR/CAD 1.6056
₿ CRYPTO
BTC $83,416 ▼ -2.55% ETH $2,644 ▼ -3% XRP $1.4673 ▼ -6.4% SOL $113.2000 ▼ -3.17%
S&P 500 7,706 ▼0.75 % DOW 51,512 ▼0.68 % NASDAQ 26,936 ▼1.13 % NAFTA 93.66 ▲1.63 % ARI 4,295 ▼0.53 % S&P 500 7,706 ▼0.75 % DOW 51,512 ▼0.68 % NASDAQ 26,936 ▼1.13 % NAFTA 93.66 ▲1.63 % ARI 4,295 ▼0.53 %
EUR/USD 1.1398 EUR/GBP 0.8595 EUR/CHF 0.9392 EUR/ALL 91.4617 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4034 EUR/TRY 55.6772 EUR/JPY 180.21 EUR/CAD 1.6056 EUR/USD 1.1398 EUR/GBP 0.8595 EUR/CHF 0.9392 EUR/ALL 91.4617 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4034 EUR/TRY 55.6772 EUR/JPY 180.21 EUR/CAD 1.6056
24 Sht 2026
Breaking
Bota

Macron dekoron me Legjionin e Nderit Martin Scorsese dhe Robert De Niron në Nju Jork

– Presidenti francez Emmanuel Macron dekoroi të martën, më 22 shtator, në Nju Jork, dy ikonat e kinematografisë amerikane, regjisorin Martin Scorsese dhe aktorin Robert De Niro, me Legjionin e Nderit, në vlerësim të kontributit të tyre në kinematografi dhe në ruajtjen e trashëgimisë së saj.

Ceremonia u zhvillua në Villa Albertine, rezidenca kulturore franceze në Manhattan, në kuadër të vizitës së Macronit në Nju Jork për Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Martin Scorsese, 83 vjeç, u nderua me gradën “Grand Officier de la Légion d’honneur”, për angazhimin e tij shumëvjeçar në restaurimin dhe ruajtjen e trashëgimisë kinematografike botërore, si dhe në mbështetje të kinemave të pavarura.

Ndërsa Robert De Niro, 83 vjeç, u dekorua me gradën “Officier de la Légion d’honneur”, për angazhimin e tij në edukimin përmes imazhit dhe mbështetjen e krijimtarisë audiovizuale të pavarur.

De Niro dhe Scorsese kanë bashkëpunuar në dhjetë filma artistikë, mes tyre Taxi Driver, Raging Bull, Goodfellas dhe Casino, duke krijuar një prej bashkëpunimeve më të njohura në historinë e kinemasë amerikane.

Në ceremoninë e zhvilluar në Nju Jork ishte i pranishëm edhe aktori Leonardo DiCaprio, një tjetër bashkëpunëtor i njohur i Scorseses.

Dekorimi u zhvillua pak ditë pas Samitit Lumière, të mbajtur më 7 shtator në Saint-Paul-de-Vence, ku Franca mblodhi përfaqësues të industrisë së filmit nga vende të ndryshme për të diskutuar të ardhmen dhe mbrojtjen e kinemasë, përfshirë sfidat që lidhen me inteligjencën artificiale dhe platformat online.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.