☁️
Tiranë 10°C · Vranët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 102.95 ▲0.93%
ARI 3,885 ▼3.63%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $76,917 ▼ -2.28% ETH $2,242 ▼ -0.93% XRP $1.2522 ▲ +0.27% SOL $95.6500 ▼ -1.28%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 102.95 ▲0.93 % ARI 3,885 ▼3.63 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 102.95 ▲0.93 % ARI 3,885 ▼3.63 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
31 Tet 2026
Breaking
Politika

Majko në Ukrainë: Në Ukrainë do të krijohet Katedra e Gjuhës Shqipe

Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko ka zhvilluar këto ditë një vizitë zyrtare në Ukrainë dhe në fshatin Karakurt në afërsi të Odesës, banorë e të cilit janë me origjinë shqiptare. Gjatë vizitës në Ukrainë, Majko u takua me Zv.Ministrin e Parë të Arsimit dhe Shkencës në Ukrainë, Kovtunets Vladimir Vitalievich.

Bisedimet prodhuan dy rezultate të veçanta; Krijimi i Katedrës Shqipe në Ukrainë dhe dakordësimi lidhur me bursat për studentët shqiptarë në nivelet Bachelor, Master dhe Phd.

Majko gjithashtu zhvilloi një takim me Zv. Kryeministren e Ukrainës, Ivanna Klympush-Tsintsadze

Gjatë takimit u vu theksi tek nxitja e marrëdhënieve miqësore mes dy vendeve, dhe u fol gjithashtu për firmosjen e një marrëveshje për tregtinë e lirë. Majko e ftoi Zv.Kryeministren Ukrainase në një vizitë në Shqipëri.

Gjatë qëndrimit në Kiev, Ministri i Shtetit për Diasporën Pandeli Majko gjithashtu vizitoi fshatin Karakurt në rajonin e Odesës ku u prit nga autoritetet rajonale e gjithashtu përfaqësuesit e diasporës shqiptare. Në këtë vizitë Ministri Majko shoqërohej nga Ambasadorja e Shqipërisë Shpresa Kureta, në Ukrainë.

“Pas 300 vitesh duhet të vini në Shqipëri, për ta parë nga afër vendin tuaj të origjinës, i cili është kthyer në një destinacion mjaft të preferuar turistik”, tha Majko.

‘Gjaku nuk bëhet ujë’, tha më tej Ministri i Shtetit, i cili premtoi se do të ketë gjithmonë një sy e një vesh për diasporën në Ukrainë.

Implementimi i projekteve të përbashkëta në arsim dhe kulturë ishte në qendër të një tryeze të rrumbullakët të mbajtur me autoritetet rajonale dhe përfaqësues të diasporës.

Majko vizitoi edhe shkollën ku mësohet gjuha shqipe e gjithashtu Shtëpinë e Kulturës ku performuan një sërë grupesh artistike të diasporës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.