☁️
Tiranë 12°C · Vranët 20 Tetor 2026
S&P 500 7,713 ▲0.28%
DOW 52,496 ▲1.02%
NASDAQ 26,425 ▼0.02%
NAFTA 98.27 ▼0.27%
ARI 4,143 ▼0.41%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813
₿ CRYPTO
BTC $82,878 ▲ +1.02% ETH $2,451 ▲ +2.04% XRP $1.3343 ▲ +2.44% SOL $106.7100 ▲ +2.02%
S&P 500 7,713 ▲0.28 % DOW 52,496 ▲1.02 % NASDAQ 26,425 ▼0.02 % NAFTA 98.27 ▼0.27 % ARI 4,143 ▼0.41 % S&P 500 7,713 ▲0.28 % DOW 52,496 ▲1.02 % NASDAQ 26,425 ▼0.02 % NAFTA 98.27 ▼0.27 % ARI 4,143 ▼0.41 %
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813
20 Tet 2026
Breaking
Kronika

Makina e shkatërruar në rrugë, detaje të tjera nga atentati në Tiranë, thirrjet e drithëruese të djalit: Ku e kam babën

Një 46-vjeçar në Tiranë është gjetur i vrarë me armë zjarri brenda makinës së tij në rrugën “Mihal Popi.”

Autoritetet kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku brenda makinës tip ‘Volvo’ në zonën e stadiumit “Selman Stermasi” është gjetur Ismet Habili. Ka qenë një qytetar i cili ka njoftuar policinë pasi e ka gjetur automjetin të dëmtuar.

Raportohet se nuk janë dëgjuar të shtëna, çka me gjasë vrasja mund të jetë kryer me silenciator.

Viktima nuk rezulton me precedent penal.

Djali i viktimës Ismet Habili, i cili është gjetur i vrarë me armë zjarri në makinën e tij pranë stadiumit “Selman Stermasi” në Tiranë, pak minuta më parë, ka mbërritur i tronditur në vendngjarje.

“Ku është plaku? Ku është baba im? Ikni! Ku e kam babën? Ku është babi?”, thërret ai duke shtyrë të tjerët që përpiqen ta qetësojnë.

Njoftimi i policisë

Më datë 20.10.2026, rreth orës 20:20, në Sallën Operative është marrë njoftim për një automjet të aksidentuar në rrugën “Mihal Popi”, në bllokun “1 Maji”.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, ku kanë konstatuar brenda automjetit tip “Volvo”, shtetasin I. H., pa shenja jete, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet procedurale për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.