🌤️
Tiranë 20°C · Kryesisht kthjellët 27 July 2026
S&P 500 7,412 ▲0.05%
DOW 51,947 ▲0.46%
NASDAQ 24,976 ▼0.64%
NAFTA 85.26 ▼4.53%
ARI 4,111 ▲0.99%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8537 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 93.7249 EUR/MKD 61.4942 EUR/RSD 117.3990 EUR/TRY 53.9224 EUR/JPY 186.43 EUR/CAD 1.6045 EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8537 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 93.7249 EUR/MKD 61.4942 EUR/RSD 117.3990 EUR/TRY 53.9224 EUR/JPY 186.43 EUR/CAD 1.6045
₿ CRYPTO
BTC $65,196 ▲ +1.17% ETH $1,947 ▲ +3.64% XRP $1.1074 ▲ +0.73% SOL $76.4600 ▲ +2.25%
S&P 500 7,412 ▲0.05 % DOW 51,947 ▲0.46 % NASDAQ 24,976 ▼0.64 % NAFTA 85.26 ▼4.53 % ARI 4,111 ▲0.99 % S&P 500 7,412 ▲0.05 % DOW 51,947 ▲0.46 % NASDAQ 24,976 ▼0.64 % NAFTA 85.26 ▼4.53 % ARI 4,111 ▲0.99 %
EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8537 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 93.7249 EUR/MKD 61.4942 EUR/RSD 117.3990 EUR/TRY 53.9224 EUR/JPY 186.43 EUR/CAD 1.6045 EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8537 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 93.7249 EUR/MKD 61.4942 EUR/RSD 117.3990 EUR/TRY 53.9224 EUR/JPY 186.43 EUR/CAD 1.6045
27 Jul 2026
Breaking
Rajoni

Maqedoni, SHBA e BE: Zgjedhje të besueshme? Ende shumë punë për të bërë

Një ditë pas shpërndarjes së Kuvendit të Maqedonisë, ambasadori amerikan në Shkup, Jess Baily, dhe ai i BE-së, Aivo Orav, përmes një deklarate të përbashkët me shkrim kanë ftuar udhëheqësit politikë të zbatojnë të gjitha detyrimet nga marrëveshja për zgjidhjen e krizës politike, si dhe të krijojnë kushtet për zgjedhje të besueshme.
Megjithëse në këtë drejtim vërejnë progres të caktuar, ata vlerësojnë se mbetet ende shumë punë për t’u bërë.
Diplomatët perëndimorë nënvizojnë se, udhëheqësit politikë mbajnë përgjegjësi para qytetarëve për ta rikthyer vendin në procesin e integrimit, përmes zbatimit të marrëveshjes politike dhe reformave urgjente.
“BE-ja dhe SHBA-të mbështesin të gjitha partitë, por edhe pjesëmarrësit e tjerë, në procesin për krijimin e kushteve për zgjedhje të besueshme. Kjo nënkupton pastrimin e listës zgjedhore, shmangien e çdo lloj forme të frikësimit apo presionit ndaj votuesve, si dhe krijimin e kushteve për mbulim korrekt të procesit elektoral nga mediat. Në këto fusha është shënuar progres i caktuar, por mbetet ende shumë punë. Përveç institucioneve shtetërore, përgjegjësia për përgatitjen e zgjedhjeve të besueshme bie edhe mbi partitë politike. Më 5 prill u la të ikte një mundësi e tillë”, thuhet në deklaratë.
Ambasadorët Baily dhe Orav nënvizojnë se, SHBA-të dhe BE-ja do të vijojnë të mbështesin zhvillimin demokratik, që përfshin edhe zgjedhjet, dhe bëjnë të ditur se do t’i ndjekin nga afër të gjitha zhvillimet në Maqedoni.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.