🌤️
Tiranë 28°C · Kryesisht kthjellët 18 August 2026
S&P 500 7,745 ▼0.52%
DOW 53,460 ▼0.51%
NASDAQ 26,645 ▼0.32%
NAFTA 85.42 ▲1.09%
ARI 4,453 ▼0.46%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $64,315 ▲ +1.05% ETH $1,903 ▼ -0.18% XRP $0.9986 ▼ -0.76% SOL $76.0500 ▲ +0.21%
S&P 500 7,745 ▼0.52 % DOW 53,460 ▼0.51 % NASDAQ 26,645 ▼0.32 % NAFTA 85.42 ▲1.09 % ARI 4,453 ▼0.46 % S&P 500 7,745 ▼0.52 % DOW 53,460 ▼0.51 % NASDAQ 26,645 ▼0.32 % NAFTA 85.42 ▲1.09 % ARI 4,453 ▼0.46 %
EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064
18 Aug 2026
Breaking
Kosova

Materialet e emisionit “Personale” dorëzohen në arkivin e IKKL-së, një rrugëtim 10-vjeçar në shërbim të historisë

Emisioni “Personale” në TV Dukagjini ka shënuar një hap të rëndësishëm në dokumentimin e historisë së Kosovës, duke formalizuar dorëzimin e materialeve të mbledhura ndër vite në Institutin për Krimet e Kryera gjatë Luftës në Kosovë (IKKL).

Autorja e emisionit, Krenare Vokshi, ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me IKKL-në, përmes të cilit intervistat dhe dëshmitë e të mbijetuarve të masakrave në Kosovë do të bëhen pjesë e arkivit shtetëror.

Sipas njoftimit të institutit, në arkiv do të ruhen materiale që përfshijnë rrëfime të dëshmitarëve të mbijetuar të krimeve të luftës, si dhe dokumentime të tjera me rëndësi për zbardhjen e së vërtetës historike dhe ruajtjen e kujtesës kolektive.

“Në kuadër të takimit, znj. Vokshi nënshkroi memorandumin për t’i dorëzuar arkivit të IKKL-së materiale që përmbajnë intervista me dëshmitarë të mbijetuar të masakrave dhe krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë, si dhe materiale të tjera dokumentuese që ndihmojnë në zbardhjen e së vërtetës dhe ruajtjen e kujtesës kolektive.

IKKL vlerëson lart kontributin e gazetarëve dhe mediave dhe mbetet i përkushtuar në mbledhjen, ruajtjen dhe dokumentimin e dëshmive që shërbejnë për hulumtimin shkencor, informimin e publikut dhe ruajtjen e memories historike të luftës në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Institutit.

Ky bashkëpunim konsiderohet një hap i rëndësishëm për të siguruar që dëshmitë e mbledhura gjatë një dekade të ruhen në mënyrë institucionale dhe të jenë të qasshme për brezat e ardhshëm.

Televizioni Dukagjini ka shprehur falënderim ndaj IKKL-së për vlerësimin e këtij kontributi mediatik dhe kombëtar, duke e cilësuar këtë proces si një vazhdimësi të përkushtimit për dokumentimin e historisë së Kosovës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.