🌤️
Tiranë 35°C · Kryesisht kthjellët 30 June 2026
S&P 500 7,467 ▲0.35%
DOW 52,229 ▲0.09%
NASDAQ 26,023 ▲0.79%
NAFTA 70.91 ▲0.23%
ARI 4,044 ▲0.12%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1416 EUR/GBP 0.8620 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 94.1999 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3848 EUR/TRY 53.2600 EUR/JPY 184.81 EUR/CAD 1.6216 EUR/USD 1.1416 EUR/GBP 0.8620 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 94.1999 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3848 EUR/TRY 53.2600 EUR/JPY 184.81 EUR/CAD 1.6216
₿ CRYPTO
BTC $58,918 ▼ -0.39% ETH $1,570 ▲ +0.5% XRP $1.0400 ▼ -0.33% SOL $73.3300 ▲ +0.8%
S&P 500 7,467 ▲0.35 % DOW 52,229 ▲0.09 % NASDAQ 26,023 ▲0.79 % NAFTA 70.91 ▲0.23 % ARI 4,044 ▲0.12 % S&P 500 7,467 ▲0.35 % DOW 52,229 ▲0.09 % NASDAQ 26,023 ▲0.79 % NAFTA 70.91 ▲0.23 % ARI 4,044 ▲0.12 %
EUR/USD 1.1416 EUR/GBP 0.8620 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 94.1999 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3848 EUR/TRY 53.2600 EUR/JPY 184.81 EUR/CAD 1.6216 EUR/USD 1.1416 EUR/GBP 0.8620 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 94.1999 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3848 EUR/TRY 53.2600 EUR/JPY 184.81 EUR/CAD 1.6216
30 Jun 2026
Breaking
Kosova

Mbi 4 mijë të porsalindur janë testuar në kuadër të Skriningut Neonatal, konfirmohen tri raste pozitive

Klinika e Neonatologjisë njofton se Programi i Skriningut Neonatal po vazhdon të zbatohet me sukses, duke mundësuar zbulimin e hershëm të sëmundjeve të lindura metabolike dhe gjenetike tek të porsalindurit.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se programi ka filluar më 9 tetor të vitit të kaluar si projekt i Ministrisë së Shëndetësisë, me mbështetjen e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK) dhe Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

“Deri më tani janë realizuar rreth 4,146 testime, ndërsa janë identifikuar 16 raste të dyshimta që janë nën mbikëqyrje dhe 3 raste të konfirmuara pozitive, prej tyre 2 me Fibrozë Cistike dhe 1 me Fenilketonuri”, thuhet në njoftim.

Tutje siç thuhet në njoftim skriningu neonatal është një test i thjeshtë, i sigurt dhe i shpejtë, i cili mundëson identifikimin e sëmundjeve që nuk shfaqin simptoma në ditët e para të jetës, duke krijuar mundësi për trajtim në kohë dhe parandalimin e komplikimeve serioze.

“Pas fillimit të zbatimit në QKUK, programi është zgjeruar edhe në spitalet rajonale në Mitrovicë, Gjakovë, Gjilan, Prizren dhe Pejë, ndërsa së shpejti do të nisë edhe në Ferizaj dhe Vushtrri, me qëllim që çdo i porsalindur në Kosovë të ketë qasje në këtë shërbim jetik”, thuhet në njoftim.

Ndëkaq, Klinika e Neonatologjisë vazhdon angazhimin për zhvillimin e Programit të Skriningut Neonatal, duke synuar që përmes diagnostikimit të hershëm të kontribuojë në mbrojtjen e shëndetit të të porsalindurve, përmirësimin e cilësisë së jetës së tyre dhe forcimin e kujdesit shëndetësor në vend. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.