☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 24 July 2026
S&P 500 7,412 ▲0.05%
DOW 51,947 ▲0.46%
NASDAQ 24,976 ▼0.64%
NAFTA 90.09 ▼2.28%
ARI 4,056 ▲0.14%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1387 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9295 EUR/ALL 93.8408 EUR/MKD 61.4890 EUR/RSD 117.4250 EUR/TRY 53.8299 EUR/JPY 186.35 EUR/CAD 1.6030 EUR/USD 1.1387 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9295 EUR/ALL 93.8408 EUR/MKD 61.4890 EUR/RSD 117.4250 EUR/TRY 53.8299 EUR/JPY 186.35 EUR/CAD 1.6030
₿ CRYPTO
BTC $64,208 ▼ -1.4% ETH $1,864 ▼ -1.19% XRP $1.0908 ▼ -1.85% SOL $73.9300 ▼ -2.89%
S&P 500 7,412 ▲0.05 % DOW 51,947 ▲0.46 % NASDAQ 24,976 ▼0.64 % NAFTA 90.09 ▼2.28 % ARI 4,056 ▲0.14 % S&P 500 7,412 ▲0.05 % DOW 51,947 ▲0.46 % NASDAQ 24,976 ▼0.64 % NAFTA 90.09 ▼2.28 % ARI 4,056 ▲0.14 %
EUR/USD 1.1387 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9295 EUR/ALL 93.8408 EUR/MKD 61.4890 EUR/RSD 117.4250 EUR/TRY 53.8299 EUR/JPY 186.35 EUR/CAD 1.6030 EUR/USD 1.1387 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9295 EUR/ALL 93.8408 EUR/MKD 61.4890 EUR/RSD 117.4250 EUR/TRY 53.8299 EUR/JPY 186.35 EUR/CAD 1.6030
24 Jul 2026
Breaking
Bota

Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit

Më shumë se 65 mijë persona janë evakuuar në Spanjë dhe Francë, ndërsa zjarret e mëdha vijojnë të përhapen, duke shkatërruar mijëra hektarë pyje dhe dhjetëra banesa.

Në Spanjë, rreth 25 mijë persona janë evakuuar dhe mbi 20 mijë të tjerë ndodhen në izolim për shkak të zjarreve pranë Madridit, bëri të ditur delegati i qeverisë në Komunitetin e Madridit, Francisco Martin.

Presidentja e Komunitetit të Madridit, Isabel Diaz Ayuso, e cilësoi situatën si “zjarrin më të keq në historinë e rajonit”, duke theksuar se kombinimi i temperaturave të larta, erërave të forta dhe disa vatrave aktive ka krijuar një “stuhi të përsosur”.

“Situata është krejtësisht e pazakontë dhe katastrofike. Prioriteti ynë është shpëtimi i jetëve”, deklaroi Ayuso.

Edhe kryeministri spanjoll Pedro Sanchez tha se qytetarët po përjetojnë një “situatë dramatike”, ndërsa zjarret vijojnë të shkatërrojnë mijëra hektarë tokë.

Shefi i menaxhimit të emergjencave të Madridit, Carlos Novillo, paralajmëroi se zjarri pranë kryeqytetit është “në kulmin e tij” dhe “tejkalon kapacitetet” e ekipeve zjarrfikëse për ta vënë nën kontroll.

Sipas tij, flakët po përparojnë drejt komunave Robledo de Chavela dhe Fresnedillas de la Oliva, ndërsa në disa zona nuk është më e mundur ndërhyrja direkte dhe autoritetet janë përqendruar vetëm në mbrojtjen e jetëve dhe të zonave të banuara.

Spain late on Thursday declared a national emergency in the Madrid region and in the province of Avila, near the capital, in the wake of several wildfires burning out of control.More than 10,000 people have been evacuated in recent days from across the Madrid region, where… pic.twitter.com/ZrjUuF2egw

Autoritetet e Madridit paralajmëruan gjithashtu për përkeqësim të cilësisë së ajrit për shkak të tymit, duke u bërë thirrje qytetarëve, veçanërisht fëmijëve, të moshuarve, grave shtatzëna dhe personave me sëmundje të frymëmarrjes ose kardiovaskulare, të qëndrojnë në ambiente të mbyllura, të mbyllin dyert dhe dritaret dhe të shmangin daljet jashtë, përveç rasteve kur është e domosdoshme.

Ndërkohë, në jugperëndim të Francës, më shumë se 44 mijë persona janë detyruar të largohen nga banesat e tyre gjatë dy ditëve të fundit, pas zjarrit që ka përfshirë rajonin.

Sipas prefektes lokale Sophie Brocas, flakët kanë djegur mbi 12 500 hektarë pyje, 53 banesa dhe një kamping. Ajo njoftoi gjithashtu evakuime të tjera parandaluese në zonat Ares, Andernos, Le Temple dhe Saumos.

Një prej banorëve të evakuuar, 86-vjeçari Ecologio Cabrera, tha për AFP se u detyrua të largohej nga fshati Aldea del Fresno, ku jeton prej afro 30 vitesh.

“Nëse nuk ikën dhe përpiqesh ta përballosh, të përpin”, tha ai, duke kujtuar momentin kur zjarrfikësit urdhëruan banorët të largoheshin menjëherë.

French authorities have ordered the total evacuation of the Cap Ferret peninsula, as wildfires across Europe continue to rage.Wildfires are becoming more frequent, more intense and lasting longer, particularly in Europe due to climate change. pic.twitter.com/upkWpC97pw

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.