🌧️
Tiranë 13°C · Shi i lehtë 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 98.10 ▲1.7%
ARI 3,919 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $76,594 ▼ -2.07% ETH $2,253 ▼ -1.81% XRP $1.2523 ▼ -0.01% SOL $91.7100 ▼ -2.94%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 98.10 ▲1.7 % ARI 3,919 ▼1.29 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 98.10 ▲1.7 % ARI 3,919 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Politika

Mbledhja e grupit të PS, Peleshi: Integrimi mbetet prioriteti kryesor. Në fund të shtatorit shpallet konkursi ndërkombëtar për godinën e re të Kuvendit

Kreu i Kuvendit, Niko Peleshi, ka paraqitur bilancin e punës së parlamentit gjatë dy sesioneve të para të kësaj legjislature, në mbledhjen e përbashkët të qeverisë dhe grupit parlamentar të Partisë Socialiste në Pallatin e Brigadave.

Peleshi tha se Kuvendi ka luajtur një rol të rëndësishëm në procesin e integrimit europian, duke theksuar se kjo legjislaturë është e lidhur ngushtë me rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

“Nëse do ta përkufizonim këtë legjislaturë me një fjali, kjo është legjislatura e integrimit europian”, u shpreh Peleshi.

Sipas tij, gjatë dy sesioneve të para janë miratuar 131 ligje, rreth 40 më shumë se në të njëjtën periudhë të legjislaturës së kaluar.

Peleshi u ndal te procesi i negociatave me Bashkimin Europian, duke thënë se Kuvendi ka miratuar amendamente dhe ka monitoruar ecurinë e kapitujve negociues.

“Ky është një sukses kombëtar, i qeverisë shqiptare, i Kuvendit dhe i gjithë shoqërisë shqiptare”, deklaroi ai.

Peleshi deklaroi se Kuvendi po përgatitet edhe për ndërtimin e një godine të re parlamentare, duke bërë të ditur se pritet të shpallet një konkurs ndërkombëtar për projektin në fund të shtatorit ose fillim të tetorit.

“Sa i përket ambicies sonë për një godinë të re të Parlamentit shqiptar, kemi ndërtuar bashkëpunimin me Agjencinë Kombëtare të Planifikimit të Territorit dhe Korporatën Shqiptare të Investimeve. Kemi nxjerrë termat e referencës dhe kemi punuar mbi to, duke shfrytëzuar edhe bazën e të dhënave nga konkurset e mëparshme arkitekturore, të cilat kanë nevojë për rifreskim, sidomos në aspektin e teknologjive të reja. Sipas planifikimit tonë, në fund të shtatorit ose fillim të tetorit do të jemi gati për të shpallur një konkurs ndërkombëtar për një godinë të re të Parlamentit shqiptar”, tha Peleshi.

Peleshi tha se është ndryshuar mënyra e kontrollit parlamentar, duke kaluar nga shqyrtimi formal i raporteve në vlerësimin e performancës së institucioneve dhe zbatimit të rekomandimeve.

Një pjesë të rëndësishme të fjalimit ai ia kushtoi modernizimit të Kuvendit përmes teknologjisë. Sipas tij, është vendosur sistemi i transkriptimit automatik me inteligjencë artificiale, ndërsa deri tani janë transkriptuar 287 mbledhje komisionesh me rreth 486 orë material.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.