☁️
Tiranë 12°C · Vranët 25 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.27 ▲3.82%
ARI 4,008 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $80,798 ▼ -0.45% ETH $2,356 ▼ -1.3% XRP $1.3001 ▲ +0.42% SOL $102.3300 ▼ -0.43%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
25 Tet 2026
Breaking
Arte

Mbyllen me sukses tre ditët e Dhërmiut për Gjon Mili Video Art Festival

Programi treditor i Gjon Mili Video Art Festival në Dhërmi u mbyll me sukses, duke sjellë para publikut një kalendar të pasur me video art, filma të shkurtër, dokumentarë, instalacione, biseda me artistë dhe aktivitete muzikore.

Për tre ditë me radhë, hapësira të ndryshme të fshatit, përfshirë shtëpi tradicionale, sheshe publike dhe ambiente historike, u shndërruan në vende ekspozimi dhe projeksioni, ku vizitorët patën mundësi të njiheshin me krijimtarinë e artistëve nga Shqipëria dhe shumë vende të tjera të botës.

Programi përfshiu dhjetëra vepra të video artit, filma të shkurtër dhe dokumentarë nga autorë të Evropës, Amerikës së Veriut, Azisë dhe Australisë. Gjatë festivalit u prezantuan gjithashtu instalacionet e Ledia Kostandinit dhe Ervin Bërxollit, ndërsa artisti Zef Paci zhvilloi një bisedë të hapur me publikun mbi krijimtarinë dhe procesin e tij artistik.

Një nga momentet e veçanta të programit ishte shfaqja e dokumentarit “Dežo Hoffmann – Photographer of the Beatles”, kushtuar jetës dhe veprës së fotografit të njohur që dokumentoi nga afër grupin legjendar The Beatles.

Mbrëmjet e festivalit u shoqëruan edhe me aktivitete muzikore dhe takime mes artistëve, pjesëmarrësve dhe vizitorëve, duke e kthyer Dhërmiun në një hapësirë ku arti bashkëkohor u ndërthur me arkitekturën, historinë dhe peizazhin e fshatit.

Me përfundimin e programit në Dhërmi, Gjon Mili Video Art Festival vijon udhëtimin e tij drejt Manhattan, New York, ku do të zhvillohet etapa e radhës e festivalit. Programi në Shtetet e Bashkuara do të vazhdojë prezantimin e veprave të artistëve pjesëmarrës, duke e çuar festivalin përpara publikut ndërkombëtar dhe duke zgjeruar më tej dialogun artistik që karakterizon këtë edicion.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.