☀️
Tiranë 6°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 100.50 ▲0.6%
ARI 4,077 ▲0.06%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $80,786 ▲ +0.65% ETH $2,347 ▲ +0.83% XRP $1.3285 ▲ +1.47% SOL $101.2900 ▲ +0.41%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 100.50 ▲0.6 % ARI 4,077 ▲0.06 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 100.50 ▲0.6 % ARI 4,077 ▲0.06 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
28 Tet 2026
Breaking
Arte

Mbyllet me sukses dita e parë e Festivalit të Video Artit “Gjon Mili” në Dhërmi

Dita e parë e edicionit të katërt të Festivalit të Video Artit “Gjon Mili” u mbyll me sukses në Dhërmi, duke sjellë para publikut një program me filma të shkurtër, dokumentarë dhe vepra të video artit nga artistë shqiptarë dhe ndërkombëtarë.

Aktivitetet u zhvilluan në tre shtëpi tradicionale të fshatit – Shtëpia e Mitit, Shtëpia e Vasos dhe Shtëpia e Milios – të cilat u përshtatën si hapësira projeksioni për veprat artistike.

Në Shtëpinë e Mitit u prezantuan gjashtë vepra nga autorë të Koresë së Jugut, Holandës, Kanadasë, Kinës, Australisë dhe Rumanisë. Programi përfshiu filmin e shkurtër Three Makes Unicon të Hye Gun Lee, dokumentarin S for Self Reliance të Jan Adriaans, dokumentarin Violence Solves Everything të John Ledingham, filmin e shkurtër ANIMA të Tyler QDurden, dokumentarin Haus Tumbuna të Matty Hannon dhe veprën e video artit Expo Arbre Busteni – Pine Forest të Ana Catalina Gubandru.

Në Shtëpinë e Vasos publiku ndoqi pesë krijime nga Italia, Shtetet e Bashkuara, Gjermania dhe Franca: From the Wombtë Eleonora Manca, Out of Hand të Anne Ciecko, Resin të Daniel Weismüller, filmin e shkurtër Hypatia of Alexandria – The Solitary Bee të Erwan Le Gal dhe veprën Versus të Maria Grazia Carriero.

Në Shtëpinë e Milios u shfaqën pesë vepra të tjera nga Italia, Zvicra, Tajvani, Mbretëria e Bashkuar dhe Greqia. Programi përfshiu Reconnaissances të Victor Ausländer, Calling From Work të Karel van Laere, Blood Hounds të Janet Lees, Recipe for Utopia të Angeliki Avgitidou dhe filmin e shkurtër Shards of Absence të Margherita Bagnara.

Programi i ditës së parë solli një përzgjedhje të gjerë të filmave të shkurtër, dokumentarëve dhe veprave të video artit, duke prezantuar autorë nga Evropa, Azia, Amerika e Veriut dhe Australia.

Festivali vazhdon në Dhërmi me programin e ditës së dytë, i cili përfshin projeksione të tjera, një instalacion artistik, një bisedë me artistin Zef Paci dhe shfaqjen e dokumentarit “Dežo Hoffmann – Photographer of the Beatles”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.