☀️
Tiranë 19°C · Kthjellët 27 Shtator 2026
S&P 500 7,743 ▲0.51%
DOW 51,829 ▲0.93%
NASDAQ 27,069 ▲0.48%
NAFTA 92.41 ▼2.33%
ARI 4,321 ▲0.54%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1396 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9439 EUR/ALL 91.6215 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4773 EUR/TRY 55.7221 EUR/JPY 179.39 EUR/CAD 1.6108 EUR/USD 1.1396 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9439 EUR/ALL 91.6215 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4773 EUR/TRY 55.7221 EUR/JPY 179.39 EUR/CAD 1.6108
₿ CRYPTO
BTC $84,759 ▲ +0.8% ETH $2,717 ▲ +0.97% XRP $1.5391 ▼ -0.86% SOL $124.2400 ▲ +2.92%
S&P 500 7,743 ▲0.51 % DOW 51,829 ▲0.93 % NASDAQ 27,069 ▲0.48 % NAFTA 92.41 ▼2.33 % ARI 4,321 ▲0.54 % S&P 500 7,743 ▲0.51 % DOW 51,829 ▲0.93 % NASDAQ 27,069 ▲0.48 % NAFTA 92.41 ▼2.33 % ARI 4,321 ▲0.54 %
EUR/USD 1.1396 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9439 EUR/ALL 91.6215 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4773 EUR/TRY 55.7221 EUR/JPY 179.39 EUR/CAD 1.6108 EUR/USD 1.1396 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9439 EUR/ALL 91.6215 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4773 EUR/TRY 55.7221 EUR/JPY 179.39 EUR/CAD 1.6108
27 Sht 2026
Breaking
Kosova

​Mërgimtarët ngrihen në këmbë, kërkojnë drejtësi për çlirimtarët – sonte Prishtina për të 12-tën natë

Sot, bashkatdhetarët në diasporë pritet të mblidhen në disa qytete të Evropës në kuadër të protestave në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së dhe kundër aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë.

Protestat me moton “Jo në emrin tim”, do të mbahen sot në Londër, Oslo, Gjenevë, Trevison, Lindau dhe Shkup.

Protesta në Shkup, do të mbahet sot në sheshin “Skënderbeu”, prej orës 14:00, ndërsa në Londër, protesta është planifikuar nga ora 15:00 deri në 18:00, në Richmond Terrace, ndërsa në Oslo tubimi pritet të mbahet nga ora 13:00 deri në 14:00 në Eidsvolls Plass.

Ndërsa, sonte, prej orës 21:00, qytetarët pritet të mblidhen sërish në Prishtinë, në sheshin “Skënderbeu”, për natën e 12-të radhazi, me moton “Jo në emrin tim”, në shenjë kundërshtimi ndaj aktgjykimit dënues të Gjykatës Speciale në Hagë.

Dje, në Ulm, Frankfurt e Hamburg të Gjermanisë dhe në Kansalaistori të Helsinkit në Finlandë, u organizuan protesta nga diaspora shqiptare, transmeton KosovaPress.

Këto protesta kanë qëllim kundërshtimin e vendimit dënues të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës./kp/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.