☁️
Tiranë 14°C · Vranët 25 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.27 ▲3.82%
ARI 4,008 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687
₿ CRYPTO
BTC $80,669 ▼ -0.11% ETH $2,352 ▼ -1.07% XRP $1.3025 ▲ +1.11% SOL $101.9500 ▼ -0.27%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687
25 Tet 2026
Breaking
Bota

Merkel dhe Putin bisedë për prodhimin e përbashkët të vaksinës kundër COVID-19

Presidenti rus, Putin dhe kancelarja gjermane, Merkel diskutuan për çështjet në lidhje me “bashkëpunimin në luftën kundër pandemisë së koronavirusit me theks mbi perspektivat e mundshme për prodhimin e përbashkët të vaksinave”.

Kremlini bëri të ditur se Rusia dhe Gjermania janë duke biseduar për mundësinë e prodhimit të përbashkët të vaksinave kundër koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një bisedë telefonike, presidenti rus Vladimir Putin dhe kancelarja gjermane Angela Merkel diskutuan për çështjet në lidhje me “bashkëpunimin në luftën kundër pandemisë së koronavirusit me theks mbi perspektivat e mundshme për prodhimin e përbashkët të vaksinave”, theksohet në njoftimin e Kremlinit.

Ende nuk ka një marrëveshje konkrete, por Merkel dhe Putin u dakorduan të “vazhdojnë kontaktet mbi çështjen midis ministrive të shëndetësisë të dy vendeve dhe agjencive të specializuara”, thuhet më tej.

Pala gjermane nuk ka lëshuar njoftim mbi bisedën.

Gjermania në fund të dhjetorit filloi vaksinimin masiv duke përdorur vaksinën e zhvilluar nga BioNTech/Pfizer në Gjermani.

Sipas Ministrisë ruse të Shëndetësisë, nga fundjava e kaluar Rusia ka vaksinuar 800 mijë persona në të gjithë vendin duke përdorur vaksinën e saj Sputnik V.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.