☀️
Tiranë 19°C · Kthjellët 21 June 2026
S&P 500 7,501 ▲1.08%
DOW 51,565 ▲0.14%
NASDAQ 26,518 ▲1.91%
NAFTA 76.54 ▲0.91%
ARI 4,173 ▼1.72%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228 EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228
₿ CRYPTO
BTC $64,265 ▲ +1.46% ETH $1,735 ▲ +1.72% XRP $1.1469 ▲ +0.79% SOL $73.4400 ▲ +5.28%
S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 76.54 ▲0.91 % ARI 4,173 ▼1.72 % S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 76.54 ▲0.91 % ARI 4,173 ▼1.72 %
EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228 EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228
21 Jun 2026
Breaking
Bota

Merkel, kundër Trump: Jo zgjidhje ushtarake ndaj Koresë së Veriut

Merkel, kundër Trump: Jo zgjidhje ushtarake ndaj Koresë së Veriut
Përshkallëzimin e retorikës mes Koresë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara, këtë të premte e ka dënuar për herë të parë publikisht Kancelarja gjermane, Angela Merkel, teksa tha se qeveria gjermane i qëndron mendimit se konflikti nuk do të mund të zgjidhej përmes metodave ushtarake.

“Gjermania do të marrë pjesë intensivisht në opsionet për zgjidhje, të cilat nuk do të jenë ushtarake, por konsideroj se përshkallëzimi verbal do të ishte përgjigjja e gabuar”, tha Merkel përpara reporterëve në Berlin.

Shefja e ekzekutivit gjerman ishte duke iu përgjigjur një pyetje mbi përdorimin nga ana e presidentit amerikan, Donald Trump, të rrjetit social “Tëitter” për të thënë se “zgjidhjet ushtarake ishin gati”. “Gishtin e kemi në këmbëz, nëse Koreja e Veriut do të veprojë gabimisht. Shpresoj që Kim Jong-un të gjejë një tjetër rrugë”, shkruante Trump.

Merkel, ndërkohë, mbrojti idenë e një përgjigjeje diplomatike ndërkombëtare.

“Nuk shoh asnjë zgjidhje ushtarake ndaj këtij konflikti, – u shpreh kancelarja. – Shoh nevojën për të një punë tejet të madhe në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, sikurse edhe një bashkëpunim të fuqishëm mes vendeve të përfshira, veçanërisht Shteteve të Bashkuara dhe Kinës”.

Fjalët e saj i bënë jehonë një deklarate të lëshuar më herët nga zyra e saj, që citonte zëdhënësin Steffen Seibert të thoshte se përgjegjësia për përshkallëzimin binte mbi Penianin”.

“Pa armët bërthamore të Koresë së Veriut, situata aktuale nuk do të kishte ardhur deri në këtë pikë”, shprehej Seibert.

Edhe ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov ritheksoi të premten se Rusia beson që zotërimi i armëve bërthamore nga ana e Penianit ishte “i papranueshëm”. Ai paralajmëroi gjithashtu se rreziku që konflikti të shpërthejë është “tejet i lartë”, për shkak të luftës së fjalëve mes Uashingtonit dhe Penianit.

“Besoj se rreziku është tejet i lartë, veçanërisht nëse merr në konsideratë retorikën, apo momentin kur kërcënimet e drejtpërdrejta për përdorim force shprehen publikisht”, tha ai, duke folur në një forum të rinjsh për studentët rusë, në transmetim të drejtpërdrejtë në televizionin shtetëror.

Lavrov nxiti gjithashtu SHBA-të dhe Korenë e Veriut që të bien dakord me planin e përbashkët ruso-kinez për të ulur tensionet. Sipas planit, Koreja e Veriut ndërpret testet raketore, ndërsa SHBA-të dhe Koreja e Jugut vendosin një moratorium të stërvitjeve të shkallës së gjerë ushtarake mes tyre.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.