Merr jetë “Pasqyrë Albania”/ Leka: Nisma e Ramës për të respektuar protestën, por Pasqyra të jetë cilësore, jo si v
Qeveria lançoi këtë të shtunë platformën më të re të komunikimit me qytetarët, të quajtur “Flamingo Mirror”. Pjesë e “Pasqyrës Albania”, ajo është një model i ri i transparencës qeveritare përballë shqiptarëve.
Qytetarët e interesuar do të kërkojnë dhe gjejnë informacion me fakte dhe dokumente zyrtare për vendimmarrje dhe projekte të rëndësishme publike. E para që publikohet është dosja e Sazan-Zvërnecit, që do të pasohet nga dosja “Kayo”.
Analisti Martin Leka, i ftuar në “Ora e Njëmbëdhjetë” me Erisa Koxhaj në ABC News theksoi se me këtë hap kryeministri duket se ka reflektuar sadopak për protestën e qytetarëve, e cila vijon prej muajsh para zyrës së tij.
Ai theksoi se në thelb kjo është pozitive dhe i shërben demokracisë në Shqipëri.
Sipas Lekës, nisma është pozitivë, por gjithsesi shtoi se i lind e drejta çdo qytetari që ta shikojë me mosbesim deri sa realizohet transparenca e plotë për çështjet e ndryshme.
“Kryeministri Edi Rama ka mundur sadopak që të reflektojë për atë që ndodh prej mbi tre muajsh para zyrës së tij, siç është protesta. Kjo është gjëja më e mirë që i ndodh demokracisë në Shqipëri. Fakti nëse Edi Rama, ka reflektuar realisht mbi protestën. Nëse realizohet transparenca, do jetë një risi dhe një revolucion i gjithë këtyre kohëve”, tha ai. Por nuk dimë, theksoi ai, nëse kjo është një pasqyrë cilësore apo pasqyrë si valë deti e uzinës së Kavajës.
Martin Leka u ndal në projektin e rrugës Milot-Balldren si një ndjeshmëri personale, projekt i cili sipas tij është tejet i fryrë krahasuar jo vetëm me kostot e rrugëve evropiane, por edhe me rruget tona. “Paguajmë taksë rruge për 20 km sapo kalon Rinasin, do paguajmë sërish sapo shkojmë në Milot, më pas sapo kalojmë Balldrenin dhe i bie të kushtojë taksa e rrugës shumë më tepër se karburanti gjer ne Shkodër.
Ai theksoi se pas protestës qëndrojnë njerëz anonimë. Sipas analistit, personat që dalin në shesh janë “protestues me pagesë”, që nuk i sjellin asgjë të mirë Shqipërisë, nisur edhe nga kauzat që përpiqen t’i mbrojnë.
“Protesta që kërkon përmbysjen e një klase politike, dmth mazhorancës, po ashtu dhe të opozitës, sipas kësaj logjike i bie ta lëmë Shqipërinë në duart e disa anonimëve, që nuk janë gjë tjetër, më vjen keq ta them, por thjesht disa rrogëtarë me punë të pjesshme, që në CV e tyre, punën e parë në jetë do ta kene “protestues me pagesë”. Protestuesit me pagesë nuk sjellin asgjë. Të tilla kërkesa i ka artikuluar me kohë Sali Berisha dhe opozita e tij.”, tha ai.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.