🌦️
Tiranë 11°C · Rrebesh i lehtë 22 April 2026
S&P 500 7,128 ▲0.9%
DOW 49,417 ▲0.54%
NASDAQ 24,607 ▲1.43%
NAFTA 92.76 ▲3.45%
ARI 4,760 ▲0.85%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1750 EUR/GBP 0.8700 EUR/CHF 0.9171 EUR/ALL 95.5589 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3505 EUR/TRY 52.7711 EUR/JPY 187.20 EUR/CAD 1.6043 EUR/USD 1.1750 EUR/GBP 0.8700 EUR/CHF 0.9171 EUR/ALL 95.5589 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3505 EUR/TRY 52.7711 EUR/JPY 187.20 EUR/CAD 1.6043
₿ CRYPTO
BTC $79,045 ▲ +4.34% ETH $2,405 ▲ +3.5% XRP $1.4456 ▲ +1.2% SOL $87.6800 ▲ +2.56%
S&P 500 7,128 ▲0.9 % DOW 49,417 ▲0.54 % NASDAQ 24,607 ▲1.43 % NAFTA 92.76 ▲3.45 % ARI 4,760 ▲0.85 % S&P 500 7,128 ▲0.9 % DOW 49,417 ▲0.54 % NASDAQ 24,607 ▲1.43 % NAFTA 92.76 ▲3.45 % ARI 4,760 ▲0.85 %
EUR/USD 1.1750 EUR/GBP 0.8700 EUR/CHF 0.9171 EUR/ALL 95.5589 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3505 EUR/TRY 52.7711 EUR/JPY 187.20 EUR/CAD 1.6043 EUR/USD 1.1750 EUR/GBP 0.8700 EUR/CHF 0.9171 EUR/ALL 95.5589 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3505 EUR/TRY 52.7711 EUR/JPY 187.20 EUR/CAD 1.6043
22 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

MF: Nuk ka monopol në tregun e kasave fiskale; Ja si mund të aplikohet

financaMinistria e Financave, nëpërmjet një njoftimi për shtyp, ka deklaruar se nuk ka monopol në tregun e furnizimit dhe mirëmbajtjes së kasave fiskale, duke argumentuar se në përputhje më vendimin e KM të vitit 2007, çdo person juridik apo shoqëri mund të autorizohet për të ushtruar këtë funksion, në varësi të disa kushteve.

MF vijon duke shpjeguar se, në Sesionin II të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.781, datë 14.11.2007, i ndryshuar “Për karakteristikat teknike e funksionale të pajisjeve fiskale, sistemit të integruar të kompjuterizuar për transferimet periodike, automatike, të deklarimeve financiare, sistemit të komunikimit, për procedurën e dokumentacionin për miratimin e tyre dhe për kriteret për pajisjen, me autorizim, të shoqërive të autorizuara për ofrimin e pajisjeve fiskale” tregohet qartë liberalizimi i tregut të shitjes dhe mirëmbajtjes së pajisjeve fiskale.

Vendimi vijon duke qartësuar se: “çdo person juridik apo bashkim personash juridikë, vendas ose i huaj, i organizuar si shoqëri aksionare, që kërkon të pajiset me autorizimin “Shoqëri e autorizuar” për furnizimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve fiskale, duhet të paraqesë pranë Ministrisë së Financave:

a) Kërkesën me shkrim për konkurrim për marrjen e autorizimit si “shoqëri e autorizuar”;
b) Deklaratën e plotësimit të të gjitha kërkesave ligjore të karakteristikave dhe funksionaliteteve për pajisjet, të cilat do të tregtohen nga kjo shoqëri;
c) Aktin e themelimit të shoqërisë dhe statutin e shoqërisë;
ç) Vendimin për regjistrimin si person juridik;
d) Ekstrakt të regjistrit tregtar të lëshuar nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit;
dh) Dokumentet për kapacitetet organizative dhe administrative, si më poshtë vijon:
i) Deklaratë për fuqinë mesatare punëtore dhe për numrin e stafit drejtues deri në 3 (tri) vitet e fundit;

ii) Deklaratë për mjetet e pajisjet teknike, që ka në dispozicion apo që mund t’i vihen në dispozicion operatorit ekonomik.

e) Listën e veprimtarive në bazë të të cilave ushtron veprimtarinë. Aplikuesi ose, nëse është bashkim operatorësh, të paktën anëtari kryesues, duhet të ketë përvojë në fushën e teknologjisë, të paktën në 3 (tri) vitet e fundit të veprimtarisë së tij, për të cilën paraqet listën e sipërpërmendur.

ë) Pasqyrat financiare të audituara, të certifikuara nga ekspert (ë) kontabël, për 3 (tri) vitet e plota financiare të fundit, aty ku është e mundur, përfshirë bilancet e konsoliduara, pasqyrat e të ardhurave, pasqyrat e qarkullimit të parasë dhe shënimet shoqëruese për aksionarët e tij ose nëse aplikuesi është një bashkim shoqërish, për të gjithë aksionarët e anëtarëve të tij.

f) Qarkullimin vjetor për 3 (tri) vitet e fundit në total, i cili nuk duhet të jetë më i vogël se 10 milionë euro ose ekuivalente;

g) Burimet e financimit të projektit; gj) Vetëdeklarimin nga aksionarët e tij dhe anëtarët e organeve drejtuese, që vërteton se nuk është në ndjekje penale, si dhe:

i) një dokument që vërteton se aplikanti nuk është në proces falimentimi, lëshuar nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit, jo më parë se 3 (tre) muaj nga data e paraqitjes së kërkesës;

ii) një dokument që vërteton se aplikanti i ka plotësuar detyrimet fiskale, lëshuar nga administrata tatimore, jo më parë se 3 (tre) muaj nga data e paraqitjes së kërkesës;

iii) një dokument që vërteton se aplikanti i ka paguar të gjitha detyrimet e sigurimeve shoqërore, lëshuar nga administrata tatimore, jo më parë se 3 (tre) muaj nga data e paraqitjes së kërkesës.
Ministria e Financës qartëson se personat juridikë të huaj, që aplikojnë për të marrë autorizimin si “Shoqëri e autorizuar”, duhet të paraqesin dokumentet ekuivalente me ato të përcaktuara në pikën 1 të këtij vendimi, në varësi të legjislacionit të vendit ku personi i huaj është regjistruar.

Aplikanti duhet t’i bashkëlidhë dosjes së aplikimit mandat arkëtimin e pagesës së tarifës së shërbimit, në shumën 200 000 (dyqind mijë) lekë, në llogarinë e Ministrisë së Financave. Dokumentet dorëzohen në protokollin e Ministrisë së Financave. Aplikantit i kthehen ato për plotësim, në qoftë se mungon qoftë edhe një nga dokumentet e sipërpërmendura.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.