Mickoski Filipçes: Kur keni qenë ministër i Shëndetësisë, ka pasur raporte për ujë të parregullt bakteriologjik në shumë qytete, por nuk keni ndërmarrë asgjë, Prokuroria duhet të merret me këtë
Kryeministri Hristijan Mickoski sot në seancën parlamentare kushtuar pyetjeve të deputetëve në përgjigje ndaj liderit të LSDM-së Venko Filipçe theksoi se në kohën kur ai ka qenë ministër i Shëndetësisë, kishte raporte për ujë të parregullt në aspektin bakteriologjik në disa qytete në vitin 2019, por ai, siç tha, atëherë nuk bëri asgjë.
Kryeministri theksoi se Prokuroria duhet të merret me këto raste.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.