☁️
Tiranë 33°C · Vranët 03 July 2026
S&P 500 7,483 ▲0%
DOW 52,900 ▲1.14%
NASDAQ 25,833 ▼0.8%
NAFTA 68.60 ▼0.13%
ARI 4,189 ▲1.52%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1424 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9192 EUR/ALL 94.0602 EUR/MKD 61.6855 EUR/RSD 117.3688 EUR/TRY 53.3819 EUR/JPY 184.30 EUR/CAD 1.6211 EUR/USD 1.1424 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9192 EUR/ALL 94.0602 EUR/MKD 61.6855 EUR/RSD 117.3688 EUR/TRY 53.3819 EUR/JPY 184.30 EUR/CAD 1.6211
₿ CRYPTO
BTC $61,876 ▲ +1.02% ETH $1,740 ▲ +5.69% XRP $1.1077 ▲ +2.57% SOL $81.4500 ▼ -0.5%
S&P 500 7,483 ▲0 % DOW 52,900 ▲1.14 % NASDAQ 25,833 ▼0.8 % NAFTA 68.60 ▼0.13 % ARI 4,189 ▲1.52 % S&P 500 7,483 ▲0 % DOW 52,900 ▲1.14 % NASDAQ 25,833 ▼0.8 % NAFTA 68.60 ▼0.13 % ARI 4,189 ▲1.52 %
EUR/USD 1.1424 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9192 EUR/ALL 94.0602 EUR/MKD 61.6855 EUR/RSD 117.3688 EUR/TRY 53.3819 EUR/JPY 184.30 EUR/CAD 1.6211 EUR/USD 1.1424 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9192 EUR/ALL 94.0602 EUR/MKD 61.6855 EUR/RSD 117.3688 EUR/TRY 53.3819 EUR/JPY 184.30 EUR/CAD 1.6211
03 Jul 2026
Breaking
Maqedonia

Mickoski: Synojmë një model të zhvillimit ekonomik që krijon siguri dhe mban të rinjtë në vend

Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski sot deklaroi se synojnë një model të zhvillimit ekonomik që krijon siguri dhe mban të rinjtë në vend.

“Në vitet e fundit, fjala qëndrueshmëri është bërë një nga termat më të përdorur në ekonominë botërore. Por, pas këtij termi nuk fshihet vetëm një rregullore e re, një standard i ri apo një proces i ri administrativ. Pas tij qëndron një ndryshim thelbësor në mënyrën se si funksionon bota.

Sot, nuk janë të suksesshme vetëm kompanitë që prodhojnë një produkt cilësor. Të suksesshme janë ato që dinë të menaxhojnë me përgjegjësi burimet, të investojnë te njerëzit e tyre dhe të krijojnë besim te investitorët, partnerët dhe konsumatorët”, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski në fjalimin e tij në ngjarjen “Shndërrimi i qëndrueshmërisë në konkurrueshmëri: Ndërtimi i bizneseve rezistente në një botë të pasigurt”.

Sipas tij, kur flitet për një vizion kombëtar të zhvillimit të qëndrueshëm, nuk bëhet fjalë vetëm për ekologjinë, politikat e gjelbra apo harmonizimin me standardet evropiane.

“Po flasim për një model të zhvillimit ekonomik që krijon siguri. Për një shtet rezistent ndaj krizave. Për institucione që krijojnë besim. Për një ekonomi që është e aftë të konkurrojë në tregjet më të zhvilluara. Për një ekonomi që krijon mundësi që të rinjtë të qëndrojnë këtu, të themelojnë kompani, të investojnë dhe ta ndërtojnë të ardhmen e tyre në vend. Sot, bota është dukshëm ndryshe nga ajo që njihnim para disa vitesh. Luftërat, kriza energjetike, ndërprerjet në zinxhirët e furnizimit, presionet inflacioniste dhe ndarjet e reja gjeopolitike treguan se stabiliteti ekonomik nuk mund të merret më si i mirëqenë”, theksoi Mickoski.

Në kushte të tilla, sipas tij, qëndrueshmëria nuk është më një zgjedhje, por një parakusht për konkurrueshmëri.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.