☁️
Tiranë 32°C · Vranët 11 September 2026
S&P 500 7,592 ▼0.58%
DOW 52,064 ▼0.6%
NASDAQ 26,082 ▼0.65%
NAFTA 99.87 ▼2.55%
ARI 4,386 ▼0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061
₿ CRYPTO
BTC $77,024 ▼ -1.23% ETH $2,469 ▼ -0.02% XRP $1.3414 ▼ -2.68% SOL $99.3600 ▼ -1.79%
S&P 500 7,592 ▼0.58 % DOW 52,064 ▼0.6 % NASDAQ 26,082 ▼0.65 % NAFTA 99.87 ▼2.55 % ARI 4,386 ▼0.49 % S&P 500 7,592 ▼0.58 % DOW 52,064 ▼0.6 % NASDAQ 26,082 ▼0.65 % NAFTA 99.87 ▼2.55 % ARI 4,386 ▼0.49 %
EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061
11 Sep 2026
Breaking
Ekonomia

Ministri Cani: FMN-ja këstin e radhës do ta financojë në tetor

ministriTiranë, 19 Shator 2014

Qeveria shqiptare është duke hartuar projekt-buxhetin e shtetit për vitin e ardhshëm në konsultime të afërta me FMN-në, ndërsa vendimi i Fondit për këstin e radhës të financimit për Shqipërinë e merr në muajin tetor. Ministri i financave Shkëlqim Cani deklaroi se buxheti aktual u rishikua me rritje këtë shtator dhe ky ishte objektivi i misionit të FMN-së në vizitën e këtyre ditëve në Tiranë.
Zoti Cani pohoi se Shqipëria do të zbatojë saktë marrëveshjen për buxhetin e 2015, dhe se duhet të merrte miratimin nga FMN edhe për rishikimin e buxhetit aktual. Ai theksoi se bashkëpunimi dhe diskutimet me FMN vazhdojnë normalisht, mbledhja e tyre e radhës është në tetor, por Tirana kishte nevojë për një konsultim në shtator. Ministri Cani pohoi se puna vazhdon normalisht me hartimin e projekt-buxhetit 2015, dhe qeveria po shqyrton çdo detaj me FMN-në brenda objektivave të marrëveshjes së përbashkët.
Partia Demokratike e opozitës hodhi poshtë si të pavërteta dy ditë më parë deklaratat e qeverisë se janë rritur të ardhurat në gjysmën e parë të vitit, dhe se buxheti u rishikua me rritje. Sipas saj, evazioni u rrit dhe ka rënë puna e administratës fiskale, ndërsa Të gjitha taksat e rritura janë me mosrealizim. PD deklaroi madje se doganat dhe tatimet po krijojnë një deficit të madh, ndërsa rritja e taksave nga qeveria Rama solli një mbledhje më të pakët të tyre. Sipas saj, rishikimi i buxhetit u bë për të mbuluar dështimet në ekonomi gjatë 8 muajve. Debatet mbi treguesit ekonomikë midis qeverisë dhe opozitës kthehen shpesh në qendër të skenës politike, ndërsa palët shkëmbejnë kritika për mosrealizime, derisa institucionet financiare ndërkombëtare bëjnë parashikime dhe ndihmojnë në përmirësimin e gjendjes.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.