☀️
Tiranë 33°C · Kthjellët 03 September 2026
S&P 500 7,667 ▲0.46%
DOW 53,062 ▲0.56%
NASDAQ 26,218 ▲0.45%
NAFTA 91.76 ▲0.82%
ARI 4,477 ▲1.41%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1583 EUR/GBP 0.8589 EUR/CHF 0.9422 EUR/ALL 92.1727 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3364 EUR/TRY 55.9994 EUR/JPY 184.34 EUR/CAD 1.6067 EUR/USD 1.1583 EUR/GBP 0.8589 EUR/CHF 0.9422 EUR/ALL 92.1727 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3364 EUR/TRY 55.9994 EUR/JPY 184.34 EUR/CAD 1.6067
₿ CRYPTO
BTC $77,620 ▲ +1.16% ETH $2,393 ▲ +0.76% XRP $1.3609 ▲ +2.55% SOL $100.1400 ▲ +1.54%
S&P 500 7,667 ▲0.46 % DOW 53,062 ▲0.56 % NASDAQ 26,218 ▲0.45 % NAFTA 91.76 ▲0.82 % ARI 4,477 ▲1.41 % S&P 500 7,667 ▲0.46 % DOW 53,062 ▲0.56 % NASDAQ 26,218 ▲0.45 % NAFTA 91.76 ▲0.82 % ARI 4,477 ▲1.41 %
EUR/USD 1.1583 EUR/GBP 0.8589 EUR/CHF 0.9422 EUR/ALL 92.1727 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3364 EUR/TRY 55.9994 EUR/JPY 184.34 EUR/CAD 1.6067 EUR/USD 1.1583 EUR/GBP 0.8589 EUR/CHF 0.9422 EUR/ALL 92.1727 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3364 EUR/TRY 55.9994 EUR/JPY 184.34 EUR/CAD 1.6067
03 Sep 2026
Breaking
Ekonomia

Ministri i Financave Malaj për Euronews Albania: Pagat e magjistratëve nuk janë bllokuar nga ne, sillni listëpagesat sipas metodologjisë në fuqi

Ministri i Financave, Petrit Malaj, ka reaguar për çështjen e pagave të magjistratëve dhe personelit të sistemit të drejtësisë, duke mohuar që pagesat të jenë bllokuar nga Ministria e Financave.

Në një përgjigje për Euronews Albania dhe gazetarin Neritan Gjergo, ministri Malaj sqaron se problematika lidhet me mënyrën e hartimit të listëpagesave të muajit gusht nga Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Sipas Malajt, KLGJ dhe KLP kanë paraqitur listëpagesat e muajit gusht mbi bazën e një metodologjie të ndryshme nga ajo që është aktualisht në fuqi.

Për këtë arsye, ministri u ka kërkuar dy institucioneve që listëpagesat dhe urdhërshpenzimet e muajit gusht të paraqiten sërish sipas metodologjisë së përdorur deri në muajin korrik.

Malaj argumenton se ndryshimet e reja në pagat e magjistratëve nuk mund të zbatohen ende në listëpagesa, pasi ndryshimet ligjore përkatëse nuk janë miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë.

“Ministria e Financave, as nuk mund të zëvendësojë Kuvendin në ushtrimin e funksionit normativ, as nuk mund të përcaktojë, nëpërmjet procedurave të ekzekutimit buxhetor, formulën konkrete të pagës”, shprehet Malaj.

Ministri i referohet edhe vendimit nr. 15, datë 17 shkurt 2026, të Gjykatës Kushtetuese, duke theksuar se vendimi është përfundimtar dhe detyrues, por zbatimi i tij kërkon ndryshimet ligjore përkatëse, të cilat duhet të miratohen nga Kuvendi.

Sipas Ministrisë së Financave, fakti që pagat e institucioneve të tjera të sistemit të drejtësisë janë ekzekutuar normalisht tregon se nuk bëhet fjalë për një bllokim të përgjithshëm të pagave. SPAK, Gjykata Kushtetuese dhe institucione të tjera kanë paraqitur listëpagesat e gushtit sipas metodologjisë ekzistuese dhe pagesat janë kryer.

Në këtë situatë, Malaj u kërkon KLGJ-së dhe KLP-së që të paraqesin pa vonesë listëpagesat e gushtit, duke përdorur parametrat e listëpagesës së muajit korrik.

“Sapo strukturat e Thesarit të disponojnë listëpagesat sipas parametrave në fuqi, ato do të procedojnë me përparësi dhe do të kryejnë pa vonesë pagesat”, garanton ministri.

Malaj thekson gjithashtu se Ministria e Financave nuk e vë në diskutim vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Sipas tij, pas miratimit nga Kuvendi të ndryshimeve ligjore, ministria do të marrë menjëherë masat për zbatimin e tyre dhe do të sigurojë edhe burimet financiare për çdo diferencë page që do të rezultojë e detyrueshme, përfshirë efektet për periudhat e mëparshme.

Pra, sipas Ministrit të Financave, pagat e magjistratëve nuk janë bllokuar nga Thesari. Pagesat mund të procedohen mbi bazën e metodologjisë aktualisht në fuqi, ndërsa ndryshimet e reja në paga do të reflektohen pasi Kuvendi të miratojë kuadrin ligjor përkatës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.