🌤️
Tiranë 33°C · Kryesisht kthjellët 17 August 2026
S&P 500 7,786 ▼0.17%
DOW 53,732 ▼0.2%
NASDAQ 26,729 ▼0.28%
NAFTA 83.02 ▲0.75%
ARI 4,453 ▲0.34%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055
₿ CRYPTO
BTC $63,481 ▲ +0.75% ETH $1,901 ▲ +1.13% XRP $0.9995 ▼ -0.05% SOL $75.5200 ▲ +0.4%
S&P 500 7,786 ▼0.17 % DOW 53,732 ▼0.2 % NASDAQ 26,729 ▼0.28 % NAFTA 83.02 ▲0.75 % ARI 4,453 ▲0.34 % S&P 500 7,786 ▼0.17 % DOW 53,732 ▼0.2 % NASDAQ 26,729 ▼0.28 % NAFTA 83.02 ▲0.75 % ARI 4,453 ▲0.34 %
EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055
17 Aug 2026
Breaking
Politika

Ministri Nufi në SHBA: 25 vite partneritet, kontribut me rëndësi në modernizimin e Forcave tona të Armatosura

Në kuadër të vizitës zyrtare në SHBA, Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, së bashku me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjenerallejtënant Arben Kingji zhvilloi një takim me Gjeneral Brigade të Forcave Ajrore të SHBA, Yvonne L. Mays, njëkohësisht Adjutante e Përgjithshme e Shtetit të Nju Xhersit dhe Komisionere për Çështjet Ushtarake.

Përgjatë bashkëbisedimit u vlerësua një çerek-shekulli partneritet ndërmjet Shqipërisë dhe Gardës Kombëtare të Nju Xhersit, e cila ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në modernizimin dhe zhvillimin e Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Në fokus të bisedës ishin disa fusha prioritare të bashkëpunimit, mes të cilave forcimi i Trupës së Nënoficerëve dhe edukimit ushtarak; rritja e kapaciteteve të mbrojtjes kibernetike; mbështetja për funksionalitetin e plotë të Bazës Ajrore të Kuçovës; si dhe thellimi i bashkëpunimit në kuadër të NATO-s dhe forcimi i sigurisë euroatlantike.

Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi vlerësoi veçanërisht kontributin e Gardës Kombëtare të Nju Xhersit në ngritjen profesionale të Trupës së Nënoficerëve përmes programeve të trajnimit, mentorimit dhe shkëmbimit të përvojave, duke theksuar se ky bashkëpunim ka ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e standardeve dhe efektivitetit të Forcave tona të Armatosura.

Palët diskutuan gjithashtu mbi sfidat aktuale të sigurisë dhe rëndësinë e rritjes së investimeve në mbrojtje, në përputhje me angazhimet e NATO-s.

Takimi konfirmoi vullnetin e përbashkët për të thelluar më tej bashkëpunimin dypalësh dhe për të hapur një kapitull të ri partneriteti mes Shqipërisë dhe Gardës Kombëtare të Nju Xhersit, në shërbim të paqes, stabilitetit dhe sigurisë rajonale e euroatlantike.

Ndërkohë, Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi vlerësoi Gjeneral Brigade Yvonne L. Mays, me “Medaljen e Artë të Shërbimit Ushtarak”, në shenjë mirënjohjeje për kontributin e saj të veçantë në forcimin e bashkëpunimit ushtarak ndërmjet Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe Gardës Kombëtare të Nju Xhersit, si dhe për mbështetjen e vazhdueshme në zhvillimin e kapaciteteve dhe konsolidimin e partneritetit strategjik ndërmjet dy forcave.

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.