☀️
Tiranë 16°C · Kthjellët 26 Tetor 2026
S&P 500 7,688 ▲0.84%
DOW 52,368 ▲0.29%
NASDAQ 26,250 ▲1.14%
NAFTA 102.23 ▼1.01%
ARI 4,040 ▲0.8%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
₿ CRYPTO
BTC $80,540 ▼ -0.33% ETH $2,334 ▼ -0.88% XRP $1.3014 ▼ -0.35% SOL $101.6300 ▼ -0.17%
S&P 500 7,688 ▲0.84 % DOW 52,368 ▲0.29 % NASDAQ 26,250 ▲1.14 % NAFTA 102.23 ▼1.01 % ARI 4,040 ▲0.8 % S&P 500 7,688 ▲0.84 % DOW 52,368 ▲0.29 % NASDAQ 26,250 ▲1.14 % NAFTA 102.23 ▼1.01 % ARI 4,040 ▲0.8 %
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
26 Tet 2026
Breaking
Politika

Minoriteti grek kundërshton reformën administrative

Reforma administrativo-territoriale në Shqipëri, e cila është kundërshtuar nga përfaqësuesit e minoritetit grek rrezikon të kthehet edhe në një cështje mes Tiranës dhe Athinës. Ministri i Jashtëm grek Evangelos Venizelos i ka telefonuar sot për këtë temë ministrit të jashtëm shqiptar Ditmir Bushati.

MInistri i jashtem shqiptar Ditmir Bushati me homologun grek Evangelos Venizelos
MInistri i jashtem shqiptar Ditmir Bushati me homologun grek Evangelos Venizelos

Sipas njoftimit të ministrisë së Jashtme greke “cështja e reformës administrative në Shqipëri ndryshon entitetet lokale dhe rajonale në fushat me rëndësi të vecantë të minoritetit kombëtar grek”. Ministria e jashtme greke saktëson se për këtë temë, zoti Venizellos i ka dërguar edhe më parë një letër ministrit shqiptar, më 10 qershor, letër e cila i është drejtuar edhe një sërë përfaqësive diplomatike.

Gjatë bisedës së sotme, zoti Venizellos ka theksuar “rëndësinë e Reformës Territoriale, ndjeshmërinë e lartë që ekziston rreth saj dhe nevojën për të cuar përpara zgjidhjen e cështjeve të hapura midis dy vendeve pa shtuar të tjera”. Sipas ministrit të jashtëm grek “udhëzues për zgjidhjen e të gjitha cështjeve duhet të jenë praktikat europiane, sidomos tani që Shqipëria, duke fituar statusin e vendit kandidat, ka detyrime shtesë, në respektimin e kritereve të Kopenhagenit”, sqaron njoftimi i minisrisë greke.
Nga ana e tij ministri i Jashtëm shqiptar Bushati, sipas burimeve zyrtare, ka theksuar se “kjo është një cështje e brendshme, një reformë e rëndësishme dhe nevojshme që është diskutuar gjatë në parlamentin shqiptar dhe ëhstë trajtuar nga një komision i posacëm parlamentar. Ministri shqiptar ka nënvizuar se “reforma ka si synim kryesor rritjen e funksionalitetit të njesive vendore dhe rritjes së kapaciteteve dhe burimeve të tyre financiare në interesin e të gjithë qytetarëve, në respekt të parimeve dhe standarteve europiane”, ka saktësuar ministri shqiptar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.