☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 101.74 ▲1.84%
ARI 4,059 ▼0.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $81,436 ▲ +1.86% ETH $2,365 ▲ +2.06% XRP $1.3264 ▲ +1.63% SOL $102.7900 ▲ +2.69%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.74 ▲1.84 % ARI 4,059 ▼0.39 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.74 ▲1.84 % ARI 4,059 ▼0.39 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Kosova

​Misetic i reagon Avokatit të Popullit të Speciales: Gjashtë vjet s’keni kontaktuar fare me avokatët e Thaçit

Avokati mbrojtës i Hashim Thaçit, Luka Misetic, i reagoi Avokatit të Popullit të Gjykatës Speciale, Pietro Spera, pasi ky sot njoftoi për punën e tij për mbikëqyrjes së hapësirave të paraburgimit. Spera gjithashtu tha se gjatë punës së tij iu ka ofruar edhe takime private dhe konfidenciale të paraburgosurve, megjithatë sipas tij, disa kanë pranuar ta takojnë, disa jo.

Misetic në profilin e tij në “X” tha se përderisa Avokati i Popullit të Speciales flet për mandatin e tij “të pavarur për të monitoruar dhe për të mbrojtur të drejtat fundamentale të të akuzuarve”, i njëjti asnjëherë në gjashtë vjet nuk e ka kontaktuar asnjë prej avokatëve mbrojtës të Hashim Thaçit.

Misetic përmend Avokatin e Popullit të Kosovës, Naim Qelaj, duke thënë se Qelaj është interesuar në mënyrë aktive dhe e ka kontaktuar në vazhdimësi.

“Ndërsa Avokati i Popullit i DHSK-së thotë se mandati i tij është të “monitorojë, mbrojë dhe të mbrojë në mënyrë të pavarur” të drejtat themelore të të akuzuarve, ai nuk i ka kontaktuar avokatët e Hashim Thaçit as edhe një herë në 6 vjet. Në të kundërtën, Avokati i Popullit i Republikës së Kosovës, Naim Qelaj, ka kontaktuar në mënyrë aktive si pjesë e përpjekjeve të tij të monitorimit”, shkroi Misetic.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.