☀️
Tiranë 32°C · Kthjellët 20 August 2026
S&P 500 7,674 ▼0.44%
DOW 53,000 ▼0.87%
NASDAQ 26,093 ▼0.91%
NAFTA 86.51 ▲2.51%
ARI 4,575 ▲0.66%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $72,357 ▲ +5.32% ETH $2,322 ▲ +10.77% XRP $1.2571 ▲ +17.63% SOL $87.1600 ▲ +6.2%
S&P 500 7,674 ▼0.44 % DOW 53,000 ▼0.87 % NASDAQ 26,093 ▼0.91 % NAFTA 86.51 ▲2.51 % ARI 4,575 ▲0.66 % S&P 500 7,674 ▼0.44 % DOW 53,000 ▼0.87 % NASDAQ 26,093 ▼0.91 % NAFTA 86.51 ▲2.51 % ARI 4,575 ▲0.66 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
20 Aug 2026
Breaking
Politika

“Mos e ço në mend të dorëhiqesh”, Rama publikon mesazhin e një protestuesi: Plane madhështore që flasin për nivelin e udhëheqjeve imagjinare të “Shqipërisë së re”

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me protestën e zhvilluar para Kuvendit, duke publikuar atë që ai thotë se është një mesazh i dërguar nga një protestues, si edhe një bisedë të përcjellë nga grupe në aplikacionin WhatsApp.

Në postimin e tij, Rama ironizon organizatorët e protestës, duke i cilësuar diskutimet e tyre si “ëndrra n’bezë” dhe duke pretenduar se bisedat tregojnë, sipas tij, “nivelin e udhëheqjeve imagjinare të ‘Shqipërisë së re’”.

“Ondrra n’beze i quajnë tironsit këto historitë e kores së zezë të mbetjeve social-politike mbi ujin e pastër të protestës, po aman lexojeni vetë çfarë më çon një protestues në arrati nga grupet ëhatsap, ku u bëkan plane madhështore të cilat flasin vetë për nivelin e udhëheqjeve imagjinare të “Shqipërisë së re” të dështakëzemërakëve”, shkruan Rama.

Në vijim të postimit, Rama ka shpërndarë edhe një mesazh, që sipas tij është përcjellë nga i njëjti numër telefoni. Në tekst paraqiten disa propozime për organizimin e protestës, mes tyre kërkesa që dorëheqja e kryeministrit të jetë kushti kryesor, ngritja e një qeverie teknike, njoftimi i Presidentit dhe partnerëve ndërkombëtarë, nisja e procedurave ligjore në KQZ dhe Gjykatën Kushtetuese, si edhe përdorimi i të dhënave të censusit në funksion të përgatitjes së zgjedhjeve të reja.

Postimi i plotë:

ONDRRA N’BEZE i quajnë tironsit këto historitë e kores së zezë të mbetjeve social-politike mbi ujin e pastër të protestës, po aman lexojeni vetë çfarë më çon një protestues në arrati nga grupet ëhatsap, ku u bëkan plane madhështore të cilat flasin vetë për nivelin e udhëheqjeve imagjinare të “Shqipërisë së re” të dështakëzemërakëve

“Zoti kryeministër! As mos e ço nëpër mend të dorëhiqesh dhe këtë po ta them unë një njeri që s’të do po që e kuptova si protestues i ndodhur me lloj-lloj soj intelektualësh gjoja nëprë grupe ëhatsapi se ti o Ramses je e keqa më e vogël! Shih ca deliresh dhe jo me flamingo s’kanë punë këta po jan një rracë derri që dhe duan pushtet dhe nuk mbushin hic pupupu o Zot”

Mesazh forëard nga i njëjti numër:

“1. Mendoj se fokusi te doreheqja e panegociueshme. Nuk duhet te humbim kohe duke kerkuar ndryshime ligjesh specifike. Rama eshte mjeshter i propagandes. Po kerkuam ligje, do t’i shfuqizoje taktikisht, do thote “jua plotësova kerkesat” dhe do te mbaje karrigen. Doreheqja eshte kushti i pare dhe i panegociueshem!

2. Ne ndryshim nga avokati duke mos krijuar qeveri teknike, kalimi direkt ne zgjedhje te parakohshme eshte kurth. Nuk ka kohe fizike per krijimin dhe regjistrimin e partive te reja nga radhet e protestes. Qeveria teknike ngrin sistemin, garanton paanshmeri dhe u jep kohe(9-12muaj) forcave te reja te organizohen si te barabarta.

3. Presidenti dhe trupa diplomatike (Ambasadat SHBA/BE) duhet te vihen ne dijeni menjehere permes nje dokumenti te protokolluar zyrtarisht. Nderkombetaret mbeshtesin procedurat ligjore; kur shohin dokument zyrtar, na njohin si levizje shtetformuese dhe jo si revolte rruge.

4. Hapja e Frontit Ligjor (KQZ & Kushtetuese). Duhet te pergatitet qe tani kerkesa per ndryshimin e Kushtetutes dhe Ligjit per Referendumet. Nuk kemi kohe per te humbur. Duke depozituar kerkesen ne KQZ, hapim nje proces zyrtar me afate ligjore dhe krijojme nje presion te dyfishte: popullin ne rruge dhe popullin me letra ne dore duke firmosur neper tenda.

5. Censusi per regjistrimin e popullsise eshte baza per pregatitjen e zgjedhjeve te reja”

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.