☁️
Tiranë 30°C · Vranët 11 September 2026
S&P 500 7,662 ▲0.93%
DOW 52,520 ▲0.88%
NASDAQ 26,371 ▲1.11%
NAFTA 99.23 ▼3.17%
ARI 4,417 ▲0.23%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061
₿ CRYPTO
BTC $78,732 ▲ +1.82% ETH $2,607 ▲ +6.77% XRP $1.3934 ▲ +2.65% SOL $103.2700 ▲ +3.29%
S&P 500 7,662 ▲0.93 % DOW 52,520 ▲0.88 % NASDAQ 26,371 ▲1.11 % NAFTA 99.23 ▼3.17 % ARI 4,417 ▲0.23 % S&P 500 7,662 ▲0.93 % DOW 52,520 ▲0.88 % NASDAQ 26,371 ▲1.11 % NAFTA 99.23 ▼3.17 % ARI 4,417 ▲0.23 %
EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061
11 Sep 2026
Breaking
Kronika

Moti i keq- Përmbytje në Fier dhe Durrës, reshje bore në veri

Moti i keq me reshje të dendura shiu ka shkaktuar përmbytje në disa lagje të qytetit të Fierit dhe Durrësit.

Pamje nga përmbytja në qytetin e Fierit
Pamje nga përmbytja në qytetin e Fierit

Në Fier lumi Gjanica ka dalë nga shtrati duke përmbytur edhe disa prej banesave që janë ndërtuar pranë tij. Lagjet e përmbytura deri tani në Fier janë ‘1 Maji’ dhe ‘Konferenca e Pezës’. Ndërkohë që institucionet e linjës po punojnë për të vënë nën kontroll situatën.

Mbrëmjen e kaluar edhe në qytetin e Durrësit, uji ka mbuluar rrugët dhe trotuaret në lagjet nr. 14, nr. 17, nr. 18, në afërsi të stacionit të trenit dhe në zonën e ish-kënetës.

Ndërkohë në veri të vendit janë rikthyer reshjet e dëborës. Aktualisht trashësia e borës në qytetet e Kukësit dhe Krumës është 20 cm, ndërkohë që në zonat malore ka arritur në 45 cm.

Tropoja ka më pak reshje, ndërsa burime nga Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftuan se, për shkak të rrëshqitjes së një masivi shkëmbor, rruga e Kombit është e kalueshme vetëm në një korsi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.