🌤️
Tiranë 26°C · Kryesisht kthjellët 03 June 2026
S&P 500 7,610 ▲0.13%
DOW 51,308 ▲0.45%
NASDAQ 27,094 ▲0.03%
NAFTA 95.77 ▲2.14%
ARI 4,488 ▼0.71%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096
₿ CRYPTO
BTC $67,012 ▼ -4.1% ETH $1,873 ▼ -5.22% XRP $1.2412 ▼ -1.7% SOL $74.9700 ▼ -5.45%
S&P 500 7,610 ▲0.13 % DOW 51,308 ▲0.45 % NASDAQ 27,094 ▲0.03 % NAFTA 95.77 ▲2.14 % ARI 4,488 ▼0.71 % S&P 500 7,610 ▲0.13 % DOW 51,308 ▲0.45 % NASDAQ 27,094 ▲0.03 % NAFTA 95.77 ▲2.14 % ARI 4,488 ▼0.71 %
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096
03 Jun 2026
Breaking
Maqedonia

MPB: Dje janë sanksionuar 113 motoçiklistë në Shkup

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme janë sanksionuar gjithsej 113 drejtues të motoçikletave në kuadër të aksionit të kontrollit të realizuar nga SPB Shkup.

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme janë sanksionuar gjithsej 113 drejtues të motoçikletave në kuadër të aksionit të kontrollit të realizuar nga SPB Shkup.

Prej tyre, 45 janë ndëshkuar për mosmbajtje të helmetës, ndërsa një person është privuar nga liria për shkak të drejtimit të pakujdesshëm.“Më 02.05.2026 në periudhën nga ora 12:00 deri në orën 20:00 në territorin e qytetit të Shkupit, Njësia për Sigurinë e Trafikut Rrugor pranë SPB Shkup realizoi kontroll të përforcuar për sanksionimin e kundërvajtjeve që i kryejnë drejtuesit e biçikletave me motor ndihmës, triçikletave, katërçikletave dhe motoçikletave, me ç’rast janë sanksionuar 113 drejtues. Prej tyre: katër drejtues janë sanksionuar për drejtim të motoçikletës me kategori të papërshtatshme, 17 sanksione janë shqiptuar për drejtues që kanë drejtuar biçikletë me motor ndihmës pa vërtetim për vozitje,45 masa për drejtues pa helmetë mbrojtëse. Tre masa janë shqiptuar për motoçikleta të paregjistruara, tre sanksione për mosmbajtje të lejes së qarkullimit, dy sanksione për lëvizje në sipërfaqe të papërshtatshme, dy masa për mosndalim në shenjë të dhënë, si dhe 37 masa për kundërvajtje të tjera”, njoftoi MPB.

Gjatë kontrollit aksionar një drejtues motoçiklete është privuar nga liria sipas nenit 297-a të Kodit Penal për drejtim të pakujdesshëm të automjetit.

Kontrollet e trafikut vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë apel të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e trafikut dhe të gjithë së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta në shtet.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.