🌤️
Tiranë 11°C · Kryesisht kthjellët 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,569 ▲0.36%
DOW 51,787 ▼0.38%
NASDAQ 25,372 ▲0.83%
NAFTA 96.37 ▲0.29%
ARI 4,030 ▲2.27%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $78,200 ▲ +1.89% ETH $2,303 ▲ +2.19% XRP $1.2767 ▲ +1.84% SOL $93.1800 ▲ +1.29%
S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 96.37 ▲0.29 % ARI 4,030 ▲2.27 % S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 96.37 ▲0.29 % ARI 4,030 ▲2.27 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

MSH: Ulet numri i kontrolleve në Gostivar, përforcohen masat kundër etheve të Nilit Perëndimor

Ministria e Shëndetësisë njofton se situata epidemiologjike në Gostivar shënon përmirësim të dukshëm dhe rënie të vazhdueshme të numrit të pacientëve që kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

“Gjatë ditës së djeshme, në Spitalin e Përgjithshëm dhe në Shtëpinë e Shëndetit në Gostivar janë realizuar gjithsej 36 kontrolle, përkatësisht 37 më pak krahasuar me ditën paraprake, kur ishin regjistruar 73 kontrolle. Aktualisht, në spital janë të hospitalizuar katër pacientë.

Që nga fillimi i monitorimit, në të dy institucionet shëndetësore janë kryer gjithsej 4.483 kontrolle të para. Deri te institucionet kompetente janë dorëzuar 1.014 raportime zyrtare për sëmundje ngjitëse, ndërsa janë përpunuar 706 anketa të reja epidemiologjike, duke arritur mbulim prej 70 për qind.

Institucionet kompetente shëndetësore vazhdojnë me mbikëqyrjen e përforcuar epidemiologjike, grumbullimin dhe përpunimin e të dhënave, anketimin e pacientëve dhe zbatimin e koordinuar të të gjitha masave të nevojshme për mbrojtjen e popullatës. Ulja e numrit të kontrolleve është tregues inkurajues, por situata vazhdon të monitorohet me kujdes”, thuhet në njoftimin e MSH-së./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.