Tiranë 27°C · Pjesërisht vranët 01 June 2026
S&P 500 7,580 ▲0.22%
DOW 51,032 ▲0.72%
NASDAQ 26,973 ▲0.2%
NAFTA 90.38 ▲3.46%
ARI 4,530 ▼1.36%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1653 EUR/GBP 0.8664 EUR/CHF 0.9110 EUR/ALL 95.5215 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4916 EUR/TRY 53.4825 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6075 EUR/USD 1.1653 EUR/GBP 0.8664 EUR/CHF 0.9110 EUR/ALL 95.5215 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4916 EUR/TRY 53.4825 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6075
₿ CRYPTO
BTC $72,842 ▼ -1.39% ETH $1,979 ▼ -2.26% XRP $1.3072 ▼ -2.13% SOL $80.8900 ▼ -2.17%
S&P 500 7,580 ▲0.22 % DOW 51,032 ▲0.72 % NASDAQ 26,973 ▲0.2 % NAFTA 90.38 ▲3.46 % ARI 4,530 ▼1.36 % S&P 500 7,580 ▲0.22 % DOW 51,032 ▲0.72 % NASDAQ 26,973 ▲0.2 % NAFTA 90.38 ▲3.46 % ARI 4,530 ▼1.36 %
EUR/USD 1.1653 EUR/GBP 0.8664 EUR/CHF 0.9110 EUR/ALL 95.5215 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4916 EUR/TRY 53.4825 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6075 EUR/USD 1.1653 EUR/GBP 0.8664 EUR/CHF 0.9110 EUR/ALL 95.5215 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4916 EUR/TRY 53.4825 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6075
01 Jun 2026
Breaking
Horoskopi

Mundësi të reja dhe surpriza/ Astrologu Jorgo Pulla zbulon parashikimin e yjeve për 12 shenjat e zodiakut

DASHI
Kjo periudhë sjell zhvillime të rëndësishme në karrierë dhe në çështjet ekonomike. Mund të përballeni me takime, negociata ose udhëtime të papritura që do të ndikojnë pozitivisht në të ardhmen tuaj profesionale. Vendimet financiare që prisni prej kohësh do të marrin drejtimin e duhur dhe do të krijojnë më shumë stabilitet. Në dashuri, një njohje e re ose rikthimi i një ndjenje të vjetër mund të shndërrohet në një histori serioze. Për beqarët hapen mundësi të reja, ndërsa çiftet mendojnë për hapa më të rëndësishëm në marrëdhënie.

DEMI
Demi duhet t’i besojë më shumë intuitës së tij dhe të mos ndikohet nga fjalët e të tjerëve. Në punë dhe karrierë ju pret një periudhë me zhvillime të rëndësishme, ndërsa përpjekjet e muajve të fundit do të fillojnë të japin frytet e tyre. Kujdes nga njerëzit xhelozë apo informacionet e pasakta. Në aspektin sentimental, qetësia dhe stabiliteti do të mbizotërojnë. Një person i afërt mund t’ju surprizojë me një gjest apo deklaratë të rëndësishme.

BINJAKËT
Puna, ekonomia dhe marrëveshjet janë në qendër të vëmendjes. Mërkuri ju kërkon më shumë kujdes në dokumente dhe kontrata, por njëkohësisht ju ndihmon të korrigjoni gabimet e së shkuarës. Mos merrni vendime të nxituara dhe mos ndani planet tuaja me shumë persona. Një ofertë interesante profesionale mund të shfaqet papritur. Në dashuri, surprizat janë të mundshme dhe lidhjet ekzistuese mund të forcohen ndjeshëm.

GAFORRJA
Për ju hapet një periudhë shumë e favorshme për biznesin, investimet dhe negociatat. Çështje që kanë mbetur pezull prej kohësh do të marrin zgjidhje. Në planin financiar mund të përfitoni nga një marrëveshje apo projekt i ri. Aftësia juaj për të komunikuar dhe për të bindur të tjerët do të jetë më e fortë se zakonisht. Në dashuri mbizotërojnë ndjenjat e sinqerta dhe mundësitë për të ndërtuar marrëdhënie afatgjata.

LUANI
Luanët ndodhen në një nga momentet më të forta të muajit. Ambicia dhe dëshira për sukses do t’ju shtyjnë drejt objektivave të rëndësishme profesionale. Studentët dhe të rinjtë që kanë provime apo konkurse do të kenë rezultate të mira nëse tregohen të përkushtuar. Në ekonomi priten përmirësime graduale dhe mundësi të reja fitimi. Në dashuri, mos lini pas dore partnerin dhe kushtojini më shumë vëmendje komunikimit.

VIRGJËRESHA
Virgjëreshat do të ndihen më të sigurta në vendimet e tyre. Në punë mund të merrni përgjegjësi të reja ose të vendoseni në një rol drejtues. Edhe pse mund të ketë zëra apo kritika nga persona të tjerë, rezultatet do të tregojnë se keni zgjedhur rrugën e duhur. Financat paraqiten të qëndrueshme, ndërsa projektet afatgjata premtojnë sukses. Në dashuri, emocionet do të jenë të forta dhe një lidhje mund të marrë një kthesë të rëndësishme.

PESHORJA
Peshoret janë ndër shenjat më të favorizuara të kësaj periudhe. Çështje ligjore, dokumente, procese administrative apo probleme të vjetra do të fillojnë të zgjidhen. Në punë mund të nisni një kapitull të ri ose të merrni një lajm të rëndësishëm që do të ndikojë pozitivisht në të ardhmen tuaj. Financat përmirësohen gradualisht. Në dashuri, marrëdhëniet fitojnë më shumë stabilitet dhe mirëkuptim.

AKREPI
Një fazë e re nis për Akrepët, veçanërisht në lidhje me punën dhe pasuritë. Çështje që lidhen me prona, dokumente apo investime të vjetra do të gjejnë zgjidhje. Mund të ndiheni të lodhur nga angazhimet e shumta, por rezultatet do t’ia vlejnë. Në aspektin profesional, negociatat dhe vendimet e rëndësishme favorizohen. Në dashuri, pas disa tensioneve të vogla, situata do të qetësohet dhe do të rikthehet harmonia.

SHIGJETARI
Për Shigjetarët hapen mundësi të reja në punë dhe ekonomi. Një projekt apo ide që e keni menduar prej kohësh mund të nisë të realizohet. Kjo është një periudhë ku duhet të tregoheni të guximshëm dhe të mos hezitoni të ndërmerrni hapa të rinj. Në planin financiar ka shanse për të rritur të ardhurat ose për të gjetur një burim të dytë fitimi. Në dashuri, emocionet do të jenë intensive dhe marrëdhëniet mund të forcohen.

BRICJAPI
Bricjapët do të kenë mundësi të rëndësishme në studime, dokumentacione, udhëtime dhe çështje administrative. Për ata që presin përgjigje për punë, leje, pasaporta apo dokumente të tjera, situata paraqitet mjaft pozitive. Në punë do të keni mundësi të tregoni aftësitë tuaja dhe të fitoni vlerësimin e të tjerëve. Në dashuri kërkohet më shumë kujdes dhe durim, sidomos në komunikim.

UJORI
Pas një periudhe të ngarkuar emocionalisht, Ujorët fillojnë të shohin më qartë drejt së ardhmes. Një problem që ju ka shqetësuar prej kohësh do të marrë zgjidhje. Në punë mund të merrni një ofertë të re ose të angazhoheni në një aktivitet shtesë që do t’ju sjellë përfitime financiare. Ruani planet tuaja larg syve kureshtarë dhe mos u ekspozoni më shumë seç duhet. Në dashuri, një njohje interesante mund të sjellë emocione të reja.

PESHQIT
Peshqit janë ndër përfituesit më të mëdhenj të kësaj periudhe. Në punë dhe karrierë do të ketë lëvizje pozitive, ndërsa çështjet financiare do të marrin drejtimin e duhur. Për ata që jetojnë jashtë vendit ose kanë interesa në diasporë, hapen mundësi të rëndësishme për zgjidhjen e dokumenteve apo investimeve. Një problem i vjetër që lidhet me para, prona ose detyrime do të marrë fund. Në dashuri, stabiliteti dhe ndjenjat e sinqerta do të dominojnë, duke sjellë më shumë qetësi dhe siguri për të ardhmen.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.