☀️
Tiranë 23°C · Kthjellët 05 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.73%
DOW 51,177 ▲0.49%
NASDAQ 27,191 ▲1.19%
NAFTA 90.85 ▼0.29%
ARI 4,196 ▲0.81%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1250 EUR/GBP 0.8502 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 92.1508 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5209 EUR/TRY 55.3164 EUR/JPY 177.77 EUR/CAD 1.6033 EUR/USD 1.1250 EUR/GBP 0.8502 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 92.1508 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5209 EUR/TRY 55.3164 EUR/JPY 177.77 EUR/CAD 1.6033
₿ CRYPTO
BTC $85,902 ▲ +0.82% ETH $2,720 ▲ +0.65% XRP $1.5121 ▲ +0.71% SOL $120.7400 ▼ -0.42%
S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 90.85 ▼0.29 % ARI 4,196 ▲0.81 % S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 90.85 ▼0.29 % ARI 4,196 ▲0.81 %
EUR/USD 1.1250 EUR/GBP 0.8502 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 92.1508 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5209 EUR/TRY 55.3164 EUR/JPY 177.77 EUR/CAD 1.6033 EUR/USD 1.1250 EUR/GBP 0.8502 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 92.1508 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5209 EUR/TRY 55.3164 EUR/JPY 177.77 EUR/CAD 1.6033
05 Tet 2026
Breaking
Teknologji

Musk thotë se do ta ndryshojë emrin e SpaceXAI në SpaceXSI

Drejtori ekzekutiv i SpaceX, Elon Musk, njoftoi të dielën se do ta ndryshonte emrin e njësisë së inteligjencës artificiale (AI) të kompanisë në SpaceXSI, pas nismës së presidentit amerikan Donald Trump për të përdorur termin “super-inteligjencë” (super intelligence) në vend të “inteligjencës artificiale” (artificial intelligence).

“Po, ne do ta bëjmë atë ndryshim”, iu përgjigj ai një përdoruesi në platformën X, i cili e pyeti për mundësinë e ndryshimit të emrit nga SpaceXAI në SpaceXSI.

Megjithatë, siç vënë në pah mediat e huaja, përcjell Telegrafi, deri të dielën në mëngjes, faqja e internetit dhe llogaritë në rrjetet sociale të kompanisë së Musk vazhdonin të mbanin emrin SpaceXAI, dhe ai nuk ka dhënë detaje shtesë apo ndonjë afat kohor për një ndryshim zyrtar të emrit.

Kujtojmë se javën e kaluar, presidenti amerikan, Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv që udhëzonte departamentet dhe agjencitë federale të përdornin termat “super-inteligjencë” dhe “SI” në komunikimet zyrtare.

Dega ekzekutive nuk do të “njohë më përdorimin e termave ‘Inteligjencë Artificiale’ dhe ‘AI’ në asnjë kontekst përkatës”, thuhet në urdhrin ekzekutiv të Trump.

Urdhri thekson se “sistemet më të avancuara të sotme bëjnë shumë më tepër sesa thjesht të imitojnë apo automatizojnë aspekte të veçanta të inteligjencës njerëzore” dhe se teknologjitë e reja “e tejkalojnë dukshëm atë që parashikohej kur termi ‘Inteligjencë Artificiale’ hyri për herë të parë në përdorim”. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.