🌤️
Tiranë 25°C · Kryesisht kthjellët 30 Shtator 2026
S&P 500 7,671 ▼0.17%
DOW 51,350 ▼0.26%
NASDAQ 26,798 ▼0.09%
NAFTA 90.14 ▲0.85%
ARI 4,225 ▲1.08%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089 EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089
₿ CRYPTO
BTC $83,292 ▼ -0.57% ETH $2,678 ▼ -0.95% XRP $1.5046 ▲ +0.41% SOL $118.6900 ▼ -0.19%
S&P 500 7,671 ▼0.17 % DOW 51,350 ▼0.26 % NASDAQ 26,798 ▼0.09 % NAFTA 90.14 ▲0.85 % ARI 4,225 ▲1.08 % S&P 500 7,671 ▼0.17 % DOW 51,350 ▼0.26 % NASDAQ 26,798 ▼0.09 % NAFTA 90.14 ▲0.85 % ARI 4,225 ▲1.08 %
EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089 EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089
30 Sht 2026
Breaking
Kosova

Musliu u përgjigjet kritikëve: Kur u dënua “Cali”, unë isha në sheshe me qytetarët

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, i është përgjigjur kritikëve për veprimet pas dënimit të Salih Mustafës "Calit" nga Haga, duke thënë se ishte në sheshe me qytetarët dhe duke akuzuar VV-në se nuk e mbajti premtimin për zhbërjen e Speciales.

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, u është përgjigjur kritikëve për veprimet e saj pas dënimit të Salih Mustafës “Calit” nga Haga, duke thënë se ajo ishte në sheshe me qytetarët. Siç raporton Klan Kosova, Musliu reagoi në një postim në Facebook, ku u shpreh se, në pamundësi për të vepruar institucionalisht, doli në sheshe bashkë me qytetarët për ta kundërshtuar vendimin dhe dënimin.

“Për të gjithë ata që pyesin: ‘Çfarë bëre dhe ku ishe kur u dënua Cali?’ kjo është përgjigjja. Në pamundësi për të vepruar institucionalisht dhe e pafuqishme politikisht për të marrë vendime në Kuvend, unë dola në sheshe, bashkë me qytetarët, për ta kundërshtuar këtë vendim dhe këtë dënim”, ka shkruar ajo.

Sipas raportimit të Klan Kosovës, Musliu ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për premtimin e pambajtur për zhbërjen e Gjykatës Speciale. Sipas saj, ata që ishin shumicë parlamentare atëherë dhe janë shumicë edhe sot, “erdhën në pushtet duke premtuar se do ta zhbënin Gjykatën Speciale”, por në vend që të ndërmerrnin hapa konkretë, “falsifikuan fotografi nga protestat për t’i ushqyer militantët e tyre trushpërlarë, të cilët çdo ditë më sulmojnë me këto fotografi të montuara”.

“Përgjigjja ime është e thjeshtë: unë isha në SHESHE me qytetarët. Ata ishin në pushtet. Andaj, para se të drejtojnë gishtin nga ne, le të tregojnë pse nuk e zhbënë Gjykatën Speciale, megjithëse pushtetin e morën me premtimin se do ta zhbënin këtë Gjykatë”, përfundon reagimi i Musliut.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.