🌤️
Tiranë 10°C · Kryesisht kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,677 ▲0.7%
DOW 52,362 ▲0.28%
NASDAQ 26,169 ▲0.82%
NAFTA 101.32 ▼0.43%
ARI 4,025 ▼0.34%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
₿ CRYPTO
BTC $79,857 ▼ -0.68% ETH $2,309 ▼ -1.29% XRP $1.2887 ▼ -0.79% SOL $100.2200 ▼ -1.33%
S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.32 ▼0.43 % ARI 4,025 ▼0.34 % S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.32 ▼0.43 % ARI 4,025 ▼0.34 %
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
27 Tet 2026
Breaking
Kosova

Mustafa: Mbyllja e “Vitës” dëshmon luftën e Qeverisë ndaj sektorit privat

Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arben Mustafa, ka reaguar pas mbylljes së qumështores “Vita”, duke akuzuar Qeverinë e Kosovës se po zhvillon një politikë armiqësore ndaj sektorit privat dhe prodhuesve vendorë.

Përmes një reagimi publik, Mustafa tha se zhvillimet e së enjtes në kompaninë “Vita” dërgojnë një mesazh negativ për investitorët dhe ndikojnë drejtpërdrejt në klimën e biznesit në vend.

“Represioni i sotëm ndaj qumështores Vita tregon luftën që kjo qeveri po e zhvillon kundër sektorit privat dhe prodhuesve vendorë”, ka shkruar ai.

Mustafa ka kritikuar edhe deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, duke e cilësuar si “inspektor” dhe duke e akuzuar se po i çon prodhuesit vendorë drejt mbylljes.

Sipas tij, në një vend ku qeveria ka qasje armiqësore ndaj biznesit privat nuk mund të ketë as investime vendore dhe as investime të huaja.

“Nuk mund të ketë as investime vendore e as investime të huaja në një vend ku qeveria është armiqësore ndaj sektorit privat”, ka deklaruar Mustafa.

Ai ka shtuar se qeveria e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, sipas tij, nuk po punon për zhvillim ekonomik dhe krijimin e kushteve për një jetë më të mirë për qytetarët.

“Me këtë qasje, shihet qartë se qeveria e Albin Kurtit nuk synon zhvillimin ekonomik dhe krijimin e kushteve për një jetë me dinjitet në Kosovë. Përkundrazi, po ndërton një model ekonomik ku qytetarët bëhen gjithnjë e më të varur nga ndihmat e qeverisë, në vend që të krijohen kushte për punë, prodhim dhe investime”, ka përfunduar Mustafa.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.