🌤️
Tiranë 22°C · Kryesisht kthjellët 19 August 2026
S&P 500 7,692 ▼0.69%
DOW 53,343 ▼0.22%
NASDAQ 26,290 ▼1.33%
NAFTA 84.58 ▲0.62%
ARI 4,393 ▼0.63%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.7656 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3640 EUR/TRY 55.4769 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6079 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.7656 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3640 EUR/TRY 55.4769 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6079
₿ CRYPTO
BTC $64,340 ▲ +0.19% ETH $1,912 ▲ +0.85% XRP $1.0003 ▲ +0.31% SOL $76.9100 ▲ +1.38%
S&P 500 7,692 ▼0.69 % DOW 53,343 ▼0.22 % NASDAQ 26,290 ▼1.33 % NAFTA 84.58 ▲0.62 % ARI 4,393 ▼0.63 % S&P 500 7,692 ▼0.69 % DOW 53,343 ▼0.22 % NASDAQ 26,290 ▼1.33 % NAFTA 84.58 ▲0.62 % ARI 4,393 ▼0.63 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.7656 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3640 EUR/TRY 55.4769 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6079 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.7656 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3640 EUR/TRY 55.4769 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6079
19 Aug 2026
Breaking
Arte

Muzeu Etnografik i Durrësit mirëpret vizitorët për të eksploruar trashëgiminë e Moisiut dhe traditat e qytetit

Ndërtesa e Muzeut Etnografik të Durrësit më parë u përfshi në një proces rikonstruksioni dhe në përfundim të kësaj ndërhyrje nisi edhe muzealizimi i saj, për të rihapur në vijim dhe dyert për vizitorët. Kjo ndërtesë karakteristike e shekullit XIX, e cila është shtëpia e fëmijërisë së aktorit të njohur Aleksandër Moisiut, është restauruar plotësisht në sajë të programit “EU4Culture”, të financuar nga BE dhe të zbatuar nga UNOPS në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sportit.

Në faqen e “EU4Culture” ndër të tjera thuhet se sot ky monument kulturor mirëpret vizitorët për të eksploruar mbi trashëgiminë e Moisiut  ashtu dhe traditat e pasura të qytetit. “A e dinit se Muzeu Etnografik i Durrësit është gjithashtu shtëpia e fëmijërisë së aktorit të njohur shqiptar Aleksandër Moisiu? I restauruar përmes programit “EU4Culture”, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga UNOPS në partneritet me Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, ky monument kulturor mirëpret vizitorët për të eksploruar si trashëgiminë e Moisiut, ashtu edhe traditat e pasura të qytetit.

Javën e kaluar, përfaqësues nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri, UNOPS dhe Bashkia e Durrësit vizituan muzeun, së bashku me Drejtoreshën e Muzeut, duke eksploruar hapësirat e restauruara”, thuhet në faqen e programit “EU4Culture”. Një shembull i rrallë i arkitekturës së shekullit të 19-të dhe monument kulture i kategorisë së parë, ndërtesa u dëmtua rëndë nga tërmeti i vitit 2019. Përmes “EU4Culture”, ajo është restauruar, duke ruajtur vlerën e saj historike dhe arkitekturore për brezat e ardhshëm.

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.